Kryefaqja / OPINION / Kur Çlirimtarët Quhen Kriminelë!!!

Kur Çlirimtarët Quhen Kriminelë!!!

Diçka e tillë nuk ndodh në ndonjë vend tjetër të botës!

LDK-istët dhe disa njerëz të vërbuar që kanë mbetur ende me dashurinë e madhe për Jugosllavinë, nuk e mbyllin llapaçken duke fyer liderët e luftës.

Është neveritëse kur sheh shkrimet e tyre duke e quajtur Koalicionin mes Ramushit, Kadriut dhe Fatmirit si Koalicion i Krimit!!!

O mjeranë të nënshtruar deri në gjunjë,
A nuk ju vjen pak marre, a keni veç pak ujë në sy, a jeni në këtë tokë të bukës a jo?
O mjeranë të shekullit,
A nuk e dini që familja Haradinaj i dha Kosovës bijtë më të mirë?. 
Vet Ramushi ka bartur trupat e vëllëzërve të vet, të rënë në beteja për kët KOSOVË, ua ka mbyllur sytë për herë të fundit me dorën e vet dhe ka vazhduar luftën duke qenë i gatshëm të flijohet edhe vet kudo dhe kurdo. 
Kriminelë janë ata që i nënshtroheshin Milloseviçit dhe nuk i shkonin në ndihmë trimave të UÇK-së, por vetëm llomotisnin dhe shëtisnin nëpër botë me passaportë të Jugosllavisë.
Ramushi sëbashku me Kadriun dhe Fatmirin e me shumë bashkëluftëtarë të tjerë nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre kur ishin ditët më të vështira për Kosovën.

UDB-a u mundua të gatuaj akuzat më të shpifura për Komandantët e UÇK-së duke i akuzuar ata për krime lufte, por nga të gjitha ato akuza Ramushi dhe Fatmiri u shpallen të pafajshëm. Gjykata ndërkombëtare me tërë ekipin e tyre profesional nuk arriti të vërtetojë asnjë akuzë të vetme.
Dëshmi e pafajësisë së Komandantëve të luftës sonë çlirimtare është edhe lirimi i Ramushit nga Gjykata e Colmarit në Francë.
Pra e gjithë bota është bindur që Komandantët tanë çlirimtarë nuk kanë bërë krime, por kanë qenë burra të denjë që kanë luftuar për LIRINË e vendit të vet.

Të vetmit njerëz që vazhdojnë t’i quajnë Komandantët e UÇK-së kriminel, janë serbët në Beograd dhe LDK-istët në Prishtinë.
“O Tempora O Mores” do thonin njerëzit normal të kësaj bote.

Për mua si shqiptar nuk ka kriminelë më të keqinjë se sa ata, që zgërdhiheshin me Milloseviçin e në anën tjetër në Kosovë forcat e Milloseviçit bënin varreza masive me shqiptarë. 
Nuk ka kriminelë më të këqinjë se sa ata që pajtoheshin të bënin politika nënshtruese e në anën tjetër ua mundësonin forcave serbe që me një makinë 101-ish të shkonin kudo nëpër familje shqiptare dhe të ua merrnin atyre dinjitetin njerëzor duke ua marr nderin e duke ua çnjerëzuar gratë para syve të burrave.
Bartësit e politikave të tilla nënshtruese ndaj popullit të vet, janë kriminel e tejshkuar kriminelëve, janë mjeranë e pakurrizor. 
Andaj edhe sulmojnë çlirimtarët e vërtetë të Kosovës, i sulmojnë bijtë që i dolën ZOT vendit të vet, i sulmojnë bijtë me një zemër të madhe, që dhanë betimin të luftojnë deri në ÇLIRIMIN e KOSOVËS duke çuar në vend amanetin e Adem Jasharit.

Si qytetar i Republikës së Kosovës, pa kurfarë mëdyshje do të votoja për ata që Kosovën e bënë Republikë dhe e bënë Shtet. Do votoja për ata që dhanë jetë e gjak për Kosovën, do votoja për ÇLIRIMTARËT dhe në asnjë rrethanë për nënshtruesit dhe bartësit e nostalgjikëve të Jugosllavisë.

Duke votuar çlirimtarët NE do votojmë ata që marrin frymë lirshëm në Prishtinë dhe mendjen e zemrën e kanë në Tiranë e jo në Beograd.
Ti si qytetar i Kosovës e ke mundësinë tënde reale të reflektosh dhe të vësh në peshë votën tënde. Je i LIRË të marrësh një vendim të tillë. Sidoqoftë, unë para se të votoja si qytetar i LIRË do kujtoja mijëra dëshmorët e rënë nëpër beteja, do kujtoja Adem Jasharin, Luan e Shkelzen Haradinajn, Xhevë e Fehmi Lladrovcin, Bekim Berishën e mijëra djema e vasha që dhanë jetën e tyre për LIRINË.

Rroftë populli shqiptarë i lirë dhe i begatë! 
Mendoje mirë votën tënde!
Driton Smakaj

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …