Kryefaqja / OPINION / LE TEMPS (1913) : KONGRESI SHQIPTAR I TRIESTES DHE PROPOZIMI I KRIJIMIT TË SHQIPËRISË SË MADHE

LE TEMPS (1913) : KONGRESI SHQIPTAR I TRIESTES DHE PROPOZIMI I KRIJIMIT TË SHQIPËRISË SË MADHE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Maj 2017


 

Të hënën e 3 marsit 1913, gazeta franceze « Le Temps », në faqen n° 2 të saj, i ka dedikuar një hapësirë të veçantë Kongresit shqiptar të mbajtur në Trieste.

 

Shkrimi sjell detaje në lidhje me organizatorët dhe mbështetësit e tij, prejardhjen dhe numrin pjesmarrësve shqiptarë, emrat e presidentit dhe zëvendës/presidentit, si dhe qëllimet e këtij kongresi.

 

Për më shumë, do të gjeni në vijim, rrëfimin e gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« Kongresi shqiptar, i shpallur në Austri prej disa javësh, u hap dje në Trieste. Ai zgjodhi si President Hil Mosin, dhe Zëvendës/President Faik Bej Konicën.

 

Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt marrin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare, nga një kapiten stafit.

 

Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë.

 

Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe.

 

Zëvendës/Presidenti, Faik Konica mbajti një fjalim, ku ai shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc – Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen.

 

Duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj qeverive të dy shteteve, oratori propozoi që të dërgojë për Kontin Berchtold dhe markezin e San Guiliano-s të njëjtat telegrame mirënjohjeje, ku shkruhet :

 

‘Shqiptarët, të bashkuar në kongresin e Triestes, përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare, si dhe kolonive të ndryshme në Austro-Hungari, Itali, Amerikë, Rumani, Egjipt dhe Turqi, kanë vendosur t’i përcjellin në mënyrë unanime Shkëlqesisë Suaj nderimet e tyre dhe ju shprehin mirënjohjen e thellë për interesin efektiv që Shkëlqesia juaj ka dëshmuar ndaj atdheut të tyre. Rumunët e pranishëm i bashkohen këtij urimi.’

 

Pas leximit të telegrameve, Markezi ‘Gjon Skënderbeu’ u zgjodh kryetar nderi i Kongresit.

 

Profesori Schuo foli pastaj në favor të aneksimit në Shqipëri të të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1913-kongresi-shqiptar-i-triestes-dhe-propozimi-i-krijimit-te-shqiperise-se-madhe/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim. 

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …