Kryefaqja / LAJME / Në Shkup vendoset flamuri kuqezi, në Universitetin e Prishtinës hiqet

Në Shkup vendoset flamuri kuqezi, në Universitetin e Prishtinës hiqet

Pa ndonjë arsye të qartë, drejtuesit e Rektoratitit të Universitetit të Prishtinës dje kanë hequr flamurin kombëtar.

Në sallën ku pritej të mbante një ligjëratë Alan Watson me temën ‘What Brexit means’, zyrtarë të rektoratit hoqën flamurin kuqezi dhe vendosën atë të Britanisë së Madhe, përkrah atij të Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe Kosovës, njofton Konica.al

Kurse aktivistë të organizatës ‘Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’ sot kanë realizuar një aksion simbolik, duke vendosur flamurë kuqezi në murin e oborrit të rektoratit.
Me mbishkrimin ‘Mos ma prek flamurin’, aktivistë të kësaj organizate kanë shprehur revoltimin e tyre me vendimin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’./Konica.al

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Fëmijët shqiptarë në Maqedoni e mësojnë shqipen e maqedonizuar (Foto)

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotogafi të një fletushke prej ku fëmijët shqiptarë duhet …