Kryefaqja / HISTORI / Pamje të Tregut të Ri, kur shumica ishin shqiptarë me plisa (Foto)

Pamje të Tregut të Ri, kur shumica ishin shqiptarë me plisa (Foto)

Dikur Sanxhaku i Tregut të Ri (Novi Pazarit), ka qenë pjesë e Vilajetit te Kosovës, që së bashku me vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Shkodrës përbënin Shqipërinë e viteve të Lidhjes së Prizrenit në 1878-n. Në 1912, kjo zonë u pushtua përfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi, trasnmeton gazetametro.net

Shqiptarët nën dhunën dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan të shpërngulën në masë, duke u vendosur në Turqi, por edhe Siri e Jordani. Por në pamjet e poshtme mund të shihni se ata diur ishin shumicë edhe në Tregun e Ri (Novi Pazar).

1. Kjo është shitorja e plisaxhiut, në Treg të Ri (Novi Pazar). Një zanat tipik shqiptar në vitet rreth 1940.
Ata nga malësia e Plavës dhe Gucisë, u vendosën në Treg të Ri (Novi Pazar). Të gjithë pothuajse janë nga fisi Kelmend i cili shtrihet nga veriu i Shqipërisë dhe mbi Shkodrës, nëpër Mal të Zi, duke përshkruar të gjitha Bjeshkët e Nemuna, e deri në Treg të Ri (Novi Pazar).


 2. Qarshia e Vjetër e Tregut të Ri (Novi Pazarit), e gjitha me shqiptarë me plisa.
Ketu familjet janë me mbiemra të njohur shqiptarë, si Shkreli (Skrelic), Qorraj (Corovic) dhe Lajqi (Lajic), prej nga vjen edhe Ministri i Tregtisë së Serbisë, në disa mandate Rasim Lajic, trasnmeton gazetametro.net
Ka edhe mbiermra të tjerë që kanë mbetur, por sot shumica prej shqiptarëve të Novi Pazarit janë detyruar t’i ndryshojnë mbiemrat, duke u shtuar prapashtesa sllave. Sot zyrtarisht edhe pse pothuajse të gjithë të vjetrit nga Sanxhaku i Tregut të Ri (Novi Pazarit) e dinë, asnjë prej tyre nuk është i regjistruar zyrtarisht si shqiptar, por si bosnjak, dhe preferojnë ta quajnë vetën ‘Musliman të Sanxhakut’.

3. Këtu shihet edhe fillimi i asimilimit të tyre, te xhamia e vjetër e Novi Pazarit ku duke marrë ‘avdes’ plisat fillojnë t’i zëvendësojnë me fesa turk, por fotografia në qoshe e shkrepur nga një francez në vitet 1945 kap edhe një shqiptar të ri me plis në kokë.
Këto fotografi të vjetra janë realizuar gjatë viteve 1935 deri 1945, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto pamje të rralla dhe të vjetra, dokumentojnë shumicën shqiptare në Treg të Ri (Novi Pazar) dikur, dhe asimilimin e tyre në sllav musliman, pas luftës së dytë botërore. /gazetametro.net

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Kosova ta padisë Malin e Zi për gjenocidin ndaj shqiptarëve! Ja krimet makabre

Kosova nuk ka punë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës vetëm me Serbinë. Në shumicën e …