Kryefaqja / OPINION / Shqipëria, fuqia e tretë ushtarake në rajon

Shqipëria, fuqia e tretë ushtarake në rajon

Shqipëria renditet e treta në rajon, e 24-ta në NATO dhe e 92-ta në botë për nga fuqia ushtarake, shkruan sot Koha Ditore.
Në rajon Shqipëria lë pas Maqedoninë, e renditur e 116-ta dhe Bosnjë-Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta dhe Kroacia e 67-ta në botë.
Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e listës, kurse Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të.
Tre vendet e para të listës janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina. Këto janë të dhënat e Indeksit të Fuqisë Ushtarake që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …