Kryefaqja / OPINION / Shqiptarët e “dorëzuan” Platformën, Ivanovi dorëzoi mandatin

Shqiptarët e “dorëzuan” Platformën, Ivanovi dorëzoi mandatin

Njohësit e rrethanave politike në vend në deklaratat e tyre për gazetën Lajm theksojnë reterimin e partive politike shqiptare sa i përket Platformës së përbashkët, të cilën e nënshkruan pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Gazetari Rijad Murati vlerëson se partitë politike shqiptare janë dorëzuar, kanë hequr dorë nga e ashtu quajtura “Platforma e përbashkët”, posa e nënshkruan të njëjtën.
“Nga prezantimi i programit të Zaevit për qeverisje, që mendoj se kishte edhe pëlqimin e subjekteve shqiptare, u bë e qartë se politikanët shqiptarë kishin hequr dorë nga dokumenti i shumëpërfolur. Zaevi e bëri të qartë se nuk pranon ndryshimin e Kushtetutës për të barazuar pozitën e shqiptarëve dhe maqedonasve, pavarësisht se mori votat duke premtuar një Maqedoni të barabartë për të gjithë”, deklaroi Murati.
Murati thotë se aspak nuk e habit tërheqja e partive shqiptare. “Ato edhe këtë herë, thekson ai, dëshmuan së janë të pafuqishme për të çuar përpara pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe se në çdo Qeveri hyjnë vetëm si dekor. E ashtuquajtura Platformë e Tiranës u përdor nga Ivanovi dhe VMRO-ja vetëm si pretekst për të penguar procesin për formimin e Qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare. As Zaevi dhe asnjë politikan tjetër maqedonas nuk është i gatshëm të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për të lejuar avancimin e statusit të shqiptarëve dhe këtë e thonë publikisht. Ivanovi u gjunjëzua pas presionit të shtuar amerikan dhe u detyrua të heq dorë nga veprimet e tij destruktive. Të drejtat e shqiptarëve mund të realizohen edhe pa pasur një dokument si ‘platforma’ por për një të tillë nuk ka gatishmëri. Nëse politikanët shqiptarë lëshuan për Marrëveshjen e Ohrit, dokument i firmosur me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe që u arrit me luftë, është jashtë çdo logjike të presim që të realizojnë një dokument tjetër politik për të drejtat e shqiptarëve. Në Maqedoni, në dy dekadat e kaluara u dëshmua se subjekteve shqiptare në qeveri u interesojnë vetëm postet”, përfundoi Murati.
Sipas analistit Ariton Rama presidenti Ivanov shterri gjitha mundësit ligjore dhe joligjore, kushtetuese dhe jo kushtetuese për parandalimin e dhënies së mandatit të shumicës parlamentare, duke u shndërruar në një instrument për shërbime partiake dhe jo si një burrështetas që shërben unitetit kombëtar.

“Vet fakti që pretedenti për kryeministër nuk ndryshoj aspak propozim planin për qeverisje kjo tregon që kërkesat e partive shqiptare nuk u preken sepse janë nën frymën e kushtetutshmërisë të vendit tonë dhe nën kornizën e normale që nuk cenon sovranitetit shtetëror. Këtu u pa qartë se kush ishte në të drejt dhe jo, mendoj që dhënia e mandatit ka tre faktor që gjunjëzuan Ivanovin që tashmë s’ka aspak natyralitetit e të qenurit me titull president ato janë – pjekuria e popullit që nuk u provokua nga skenari i 27 Prillit për destabilizim, uniteti i partive të shumicës parlamentare, dhe strategjia vepruese diplomatike e korit diplomatik në vendin tonë ky reflektoj një presion mbi parimet e drejtës ndërkombëtare”, tha Rama.
Rama mendon që morali dhe përgjegjësia politike duhet të vjen në shprehje. Sipas tij, Ivanov duhet të jep dorëheqje sepse dështoj në zgjidhjen e ngërçit politik duke qenë indikator kryesor për zvarritjen politike.
“Ndërsa për fund duhet të ceket fraza e famshme e këngës “Груевски е болен легнала, нека земе Заев владата…” duke uruar që Zaev të jetë po i njëjti me këto parime edhe gjatë qeverisjes, le të jetë kjo epokë politike funksionale për qytetarët sepse qartë u dëshmuar se fuqia e popullit është më e madhe se çdo fuqi politike partiake qoftë edhe diktatoriale”, pohoi ai.
Profesoresha universitare Gjyla Çeliku ka një mesazh për pushtetin dhe përbërjen e re qeveritare, të respektojnë kauzën e cila i solli në pushtet, mos të bëjnë keqpërdorime dhe pushtetin mos e orientojnë në shërbim personal apo partiak por të lënë në shërbim të popullit.
“Unë mund ta them që shteti i Maqedonisë, sot, nga një sovranitet nacional, kaloi në një sovranitet demokratik, ndryshim ky që nuk duhet pranuar me eufori, por, me maturi, sepse hapat e mëtejshëm do të na japin hapësirë për realizimin e këtij tranzicioni. Imperativët, nga vetë logjika e demokracisë, dështuan në realitet. Unë nuk mendoj që Ivanovi ia dha mandatin Zaevit sepse hoqi dorë nga platforma shqiptare, por ia dha mandatin sepse:

1. Nuk ka përkrahje të popullit

2. Mospërkrahje të Amerikës dhe UE-së, për mosdhënie sanksionime

3. Shpresa që në këtë mënyrë të kthejnë rejtingun e humbur me zgjedhjet lokale

4. Të ruajnë ata pak votues që ju kanë mbetur

5. Mospërkrahja edhe nga vendet fqinje

Mesazhi im për Qeverinë e Re, fillimisht për ndjenjën e pushtetit: Synimin për pushtet të mos ta orientojnë në shërbim partiak dhe personal, por në shërbim të kauzës së përgjithshme, kauzë kjo që i solli në pushtet. E njëjta ndodh edhe me humbësin, ku çdo qëndrim burrëror dhe kryelartë do t’i thotë armikut “Ne e humbëm luftën, ju e fituat. Kjo punë ka marrë fund, tani le të flasim se çfarë konsekuencash duhet mbajtur, duke pasur parasysh interesat konkrete, të cilat ishin në lojë, dhe kryesorja duke pasur parasysh përgjegjësinë për të ardhmen, e cila para së gjithash e rëndon fitimtarin dhe e dënon humbësin”, deklaroi Çeliku.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …