Kryefaqja / LSHB / Veliu reagon: Mali i Zi nuk është shtet demokratik e as europian, por mbeturinë jugosllave

Veliu reagon: Mali i Zi nuk është shtet demokratik e as europian, por mbeturinë jugosllave

Mali i Zi, ky shtet agresor e pushtues i Shqipërisë Veri-Perëndimore edhe sot e kësaj dite shkel të drejtat themelore dhe kombëtare të shqiptarëve autokton. Dhunimi sistematik i shqiptarëve nën Mal të Zi dëshmon se ky shtet nuk është shtet demokratik e as europian, por mbeturinë jugosllave e Millosheviqit.

Thirrja e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi për Shpetim Osmanin nga Ulqini, në bisedë informative për gjoja “shkelje të rendit publik”, përkatësisht shpalosjes së flamurit kombëtar shqiptar në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e futbollit Otrant – Ibër dhe vendimi i nisjes së procedurës disiplinore nga Federata e Futbollit Malazez kundër klubit Otrant Olimpik nga Ulqini, për shkak të shpalosjes së flamurit shqiptar në shkallët e stadiumit tregon qartë se shteti pushtues malazez, i ngritur mbi kurrizin e trojeve shqiptare vazhdon me avazin e vjetër të dhunimit sistematik të shqiptarëve autokton.

Ky shtet barbar ka kufizuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, ky shtet “pseudo-demokratik” nuk garanton arsmimim në gjuhën shqipe në bazë të konventave ndërkombëtare, nuk lejon përdorimin e teksteve shkollore nga Shqipëria dhe Kosova, vazhdon me politikat e Millosheviqit për kolonializimin e trojeve shqiptare nën Mal të Zi, përmes të cilave tenton ndryshimin e strukturës etnike të territoreve shqiptare nën Mal të Zi, ashtu sikurse nuk garanton mandate të rezervuara për shqiptarët, si popull i vetëm autokton në Mal të Zi.

Mali i Zi dhe të gjitha shtetet tjera fqinje, pushtuese të trojeve shqiptare duhet ta kenë parasysh se mohimi dhe kufizimi i përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar ishte shkak për thyerjen e shumë perandorive, mbretërive dhe krijesave artificiale pushtuese.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

“Kumanova”, Spasovski paralajmëron hetim ndërkombëtarë

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski paralajmëron hetim ndërkombëtar për zhvillimet në lagjen e trimave më …