Kryefaqja / OPINION / DYRRAHU ANTIK, LINDI NGA POSEIDONI VDIQ NGA BETONI 

DYRRAHU ANTIK, LINDI NGA POSEIDONI VDIQ NGA BETONI 

Dhe këtu është provinca e Epirit të ri dmth. e Dyrrahut që në të kaluarën quhej Epidamn. Emri Dyrrah vjen nga «Dyrrah qytet <ilir>, i quajtur dhe Epidamn prej heroit të lashtë Epidamnit”. Bijë e këtij ka qenë Melisa, këtë e dashuroi Poseidoni dhe prej saj lindi Dyrrahu. Në Epidamn gjendet një vend Melisonios ku Poseidoni fjeti bashkë me atë (Melisën) «<Siç thotë Filoni>».

Durrës, shkatërrohet një ndër mozaikët më të rrallë në Mesdhe 
Arkeologia e njohur, Lira Miraj, ka postuar këtë foto në FB.

Sipas saj, një mozaik brilant, një nga zbulimet më të mrekullueshme në fushën e mozaikëve në Mesdhe, është ‘zhdukur’ nga trotuari në Durrës.
“Mozaiku me motive marine, që datohet në shek. I p. Kr., u zbulua në vitin 1947 gjatë disa punimeve për infrastrukturën e qytetit dhe gërmimet u kryen nga Vangjel Toçi. Mozaiku u gërmua në tërësinë e tij në 50 m2. Mozaku u rizbulua dhe u dokumentua ne vizatim te detajuar, në fund të viteve ’80 e fillim të viteve ’90, nga Moikom Zeqo dhe gjatë kësaj rihapje u morën masa për mbulimin e tij me masa mbrojtjeje”, shkruan arkeologia Lida Miraj, ndërsa pyet “Po sot? Mozaiku është akoma aty, ndën një trotuar dhe pret që të rihapet, për të treguar trashëgiminë e pasur kulturore të Durrësit, si një nga qendrat më të rëndësishme të Mesdheut!”

balkanweb, 21 shkurt 2016
Titulli: Burime tregimtare Bizantine për historinë e Shqipërisë: shek. X-XV

Autori: Koço Bozhori, Filip Liço

Botues: Akademia e Shkencave e RPSh, Instituti i Historisë, 1975

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri

Pas shumë vitesh është ringritur në Çamëri flamuri shqiptar. Në një vend ku shqiptarëve u …