Kryefaqja / OPINION / JASHTË UDB-ashat, NGA INSTUTICIONET E SHTETIT TË KOSOVËS

JASHTË UDB-ashat, NGA INSTUTICIONET E SHTETIT TË KOSOVËS

Shteti i Kosovës,i ndërtuar me mundi dhe sakrifica të mëdha,të shum e shum gjeneratave të tëra,ndërtuar në gjakun e Dëshmorve dhe Herojve të Kombit,të gjitha periudhave,e sidomos të luftës së lavdishme të UÇK-së,të kryekomandantit legjendar Adem Jashari,familja Jashari,daja Osman,Zahir Pajaziti,Luan Haradinaj,Agim Ramadani ,e shum të tjerëve,që në bashkpunim me aleatët tan nga NATO-ja,në krye me SHBA-së, arritëm ta Çlirojmë Kosovën, nga robëria shekullore,nga Serbia.

Mbas lufte Misioni Civil UNMIK-u,rekurtoi Prokuror,Gjygjëtar, Policë,Administrat etj,të gjith kandidatët për Prokuror dhe Gjygjëtar,duhej të kishte,disa vite përvojë pune,që i binte që Gjygjëtarët dhe Prokurorët të zgjidheshin shumica nga ata që kishin akuzuar,denuar,torturuar Shqipëtaret dhe sidomos Rininë nga Pranvera Shqipëtare e 1981-it e deri në vitet e 90′,ku disa kishin shërbyer,deri më 12 qershor 1999,atëher kur u çlirua Kosova.

Pse në shtetin e Kosovës,nuk ka Drejtësi ?

Sepse atë që e kishte humbur,Serbia me Luftë,tani mbas lufte, në bashkëpunim me një pjesë të UNMIK-ut,kishin instaluar në pozita të rëndsishme,Prokurorët, Gjygjëtaret dhe Policët etj,të gjithë ata që ishin,bashkëpuntor të UDB-së,me kët Serbia me dy duar kishte kontrollin,edhe mbas 9 vite Pavarsi,në shtetin ton të Kosovës,ato figura që ishin,pjesë e UDB-së Jugo-Serbe,edhe sot jan nëpër pozita të rëndsishme të Instuticioneve të Kosovës,duke i shërby BIA-së.

Si është e mundur të jetë,kryetar i Gjykatës për një Komunë të Kosovës,njeriu që disa herë,ishte në Beograd tek kasapi i Ballkanit,Millosheviqi të merrte mbështetje nga ai,sot ky njeri është kryetar i Gjykatës në një Komunë të Kosovës,si është e mundur,që njeriu që ishte në Beograd tek kasapi i Ballkanit, Millosheviqi të merrte mbështetje nga ai,sot të jetë gjykatës,në një Komunë të madhe të Kosovës.

Instuticionet e shtetit të Kosovës,jan të mbushura me puntorë të ish UDB-së Jugosllavo-Serbe,tani të BIA-së Serbe,të cilët dje i shkaktuan aq dëme Patriotave Shqipëtar,edhe sot i akuzojn, gjykojn pa fakte ish ushtarët e ish komandantët e UÇK-së.Si është e mundur,që të bashkëjetojn Viktima me Kriminelin,ku edhe mbas Çlirimit fjalën kryesore në Instuticione të shtetit ton Kosovës,e kan ish bashkëpuntorët dhe kriminelët e UDB-së Jugo-Serbe dhe tani krimeinelët dhe punëtoret e BIA-së serbe.Ata që punuan,sakrifikuan dje për shtet dhe Liri,sot nuk i gëzojn ato fryte të gjakut,mundit,njersës ton por këto fryte i gëzojn kriminelat e djeshëm,të veshur me petkun e instuticioneve të shtetit të Kosovës sot.A di kush të na tregon,kush ishte viktima dje,viktima sot nga krimineli i djeshëm dhe krimineli i sotit.Ky është Realiteti i hidhur,që përshkon Instuticionet tona.

Andaj nga Parlamenti i Ri,Qeveria e re,që do të krijohet mbas Zgjedhjeve të 11 qershorit 2017,kërkojm që të procedohen nga Qeveria në Parlament,për tu aprovuar këto Ligje:

-Ligji mbi denimin e të gjitha krimeve,nga pushtimi shekullor,

-Ligji mbi denimin e krimeve,nga Komunizmi Jugosllav,

-Ligji mbi denimet e krimeve,nga RFJ-ja (Serbia & Mali i Zi ),

-Ligji mbi denimin e krimeve,të luftës së fundit nga RFJ-ja

(Serbia & Mali i Zi ),

-Ligji për Lustracion

Instuticionet e shtetit të Kosovës,duhet të pastrohen njëhere e mirë nga argatët e ish UDB-së Jugo-Serbe,tani të BIA-së Serbe,me anë të Ligjit mbi Lustracionin, ku nga shtetet mike,mundemi ti siguronim,dosjet sekrete nëpër etapa të ndryshme,deri në Çlirimin e Kosovës,nëse duam të kemi vërtet,shtet të fort dhe Ligjor,me ekonomi të zhvilluar dhe prespektivë,UDB-ashat duhet larguar nga instuticionet e shtetit,sa më parë aq ma mirë.

Shkruan: Besim Ferizi

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

MEDIA GJERMANE: ILIRËT KANË NDËRTUAR QYTETET E PARA EUROPIANE PARA 3 MIJË VITEVE

 Media bavareze: Elozhe vendit të shqiponjave Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze …