Kryefaqja / OPINION / Kaq shqiptarë morë pjesë në betejën e Kosovës

Kaq shqiptarë morë pjesë në betejën e Kosovës

Çdo qershor, politika serbe e shpalos gjerë e gjatë mitin për betejën e Kosovës të vitit 1389. Përmes falsifikimesh të stërholluara, përpunimesh perfide e interpretimit dëshiror të historisë, historiografia serbe ka krijuar një imazh të gënjeshtërt për betejën e cila do të rezultonte fatale për fatin e popujve ortodoksë në Ballkan.

Por, duke rrëmihur thellë e më thellë kronikat mesjetare, del një e vërtetë ndryshe për këtë betëjë që zuri vend në periferi të fushës së Prishtinës, shkruan Konica.al.

Nuk ishin serbët të vetmit që u përballën me ushtritë e sulltan Muratit I. Princër e fisnikë shqiptarë bashkë me luftëtarët e tyre nga të gjitha viset arbërore përbënin fuqinë kryesore të koalicionit panballkanik.

Kronika e parë e shkruajtur nga një shqiptar, memuaret e Gjon Muzakës, përbëjnë një dëshmi të fortë për ngjyrat mbizotëruese arbërore të betejës së vitit 1389.

E shkruar në mërgimin italian, kronika e Gjon Muzakës dritëson faktin që Theodor Muzaka mori pjesë në këtë betejë, madje me luftëtarë të shumtë nga Arbëria.

“Despoti i Serbisë Llazari, mbreti Marko i Bullgarisë dhe Teodor Muzaka, brezi i dytë i familjes sonë, dhe të tjerë zotër të Arbërisë u bashkuan dhe dolën në betejë, të cilën të krishterët e humbën. Ishte atëherë kur Teodori, që kishte një tog të madh shqiptarësh me vete, u vra. Llazari i Serbisë u zu rob dhe u vra. Pastaj nisi një periudhë e luftimeve të pandalshme me turqit në Arbëri, gjatë të cilave shumë zotër e bujarë dhanë jetën”, shkrun Gjon Muzaka në kronikën e tij.

Rëndësia e kësaj kronike është e padiskutueshme. Teodori, i pari i Muzakajve, jo vetëm që konsiderohet si njëri nga drejtuesit e koalicionit ballkanik, krahas Llazarit, por përkrah tij ishin edhe zotër të shumtë të Arbërisë bashkë me luftëtarët arbërorë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

MEDIA GJERMANE: ILIRËT KANË NDËRTUAR QYTETET E PARA EUROPIANE PARA 3 MIJË VITEVE

 Media bavareze: Elozhe vendit të shqiponjave Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze …