Kryefaqja / LAJME / Kryetari i LSHB-së vizitoi OVL UÇK – Dega në Fushë Kosovë

Kryetari i LSHB-së vizitoi OVL UÇK – Dega në Fushë Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Fushë Kosovë, ku u prit nga kryetari z. Avdyl Krasniqi.

“Shqipëria e Bashkuar si domosdoshmëri e kohës dhe si alternativa e vetme e realizimit të objektivave kombëtare është e lidhur ngushtë me një organizim të shëndoshë politik mbarëshqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është vazhdimësi e gjitha përpjekjeve kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Shqipëria e Bashkuar është detyrim kushtetues dhe obligim kombëtar, që garanton stabilitet rajonal dhe ofron zhvillimin e mirëqënies afatgjate të kombit shqiptar”, deklaroi kryetari i LSHB-së, z. Tahir Veliu.

Në këtë takim u bisedua rreth sfidave me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës. Kryetari Veliu shprehu mbështetje për OVL UÇK-në dhe njëherit çmoj lartë nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë në shërbim të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. 

“Dëshmoret dhe ushtarët e UÇK-së luftuan për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe bashkimin e tyre me trungun Shqipërinë, këtë e dëshmon edhe betimi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ne jemi të pandashëm dhe të bashkuar rreth flamurit kombëtar në rrugën tonë të përbashkët për Shqipëri të Bashkuar”, deklaroi kryetari i OVL UÇK-së Dega në Fushë Kosovë, z. Avdyl Krasniqi.

Check Also

Mielli serb pushton Shqipërinë. Buka jashtë standardit

Fabrikat e blojës panë rënie dyshifroreve të xhirove vjetore më 2016, si pasojë e konkurrencës …

Leave a Reply