Kryefaqja / DIASPORË / Parada e përvitshme shqiptare në New York me temë arbëreshët

Parada e përvitshme shqiptare në New York me temë arbëreshët

Në Manhatan të New Yorkut u zhvillua “Parada Shqiptare”, një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë. Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre.

Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës.
Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë po merr pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos.
Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës. 


Check Also

Mielli serb pushton Shqipërinë. Buka jashtë standardit

Fabrikat e blojës panë rënie dyshifroreve të xhirove vjetore më 2016, si pasojë e konkurrencës …

Leave a Reply