Kryefaqja / OPINION / Politika e shteteve fqinje, Maqedonia dhe Shqiptarët (FOTO)

Politika e shteteve fqinje, Maqedonia dhe Shqiptarët (FOTO)

Nga Abdulla Mehmeti
(Shkas, deklarata e një zyrtari të lartë bullgar në lidhje me territorin, emrin e shtetit dhe të ardhmen e Maqedhonisë)
Sipas disa mediumeve vendëse dhe të huaja, Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria Jugperëndimore.


Autor: Abdulla Mehmeti

Sipas tij, Greqia ka të drejtë në kontestin për emrin sepse territori i Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut. Dimitrov konsideron se Greqia nuk do të pranojë asnjë emër që përfshin emrin ”Maqedoni”.
Disa mediume bullgare, si Novini.bg citon Dimitrovin të ketë thënë se në rajonin e Maqedhonisë së sotme kanë jetuar popuj të tjerë, si Ilirët, Pajonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur Iliri ose Dardani.
Këtë qëndrim nuk e kanë konfirmuar organet zyrtare të shtetit bullgar, ndërkohë që priten sigurisht reagime nga qeveria e Maqedonisë, por edhe nga shtetet tjera fqinje, Greqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Me ashpërsi dhe argumente shkencore, këtë deklaratë të zyrtarit bullgar e kanë kundërshtuar disa studiues shqiptarë, si prof. dr. Vebi Xhemaili, njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar dhe të Gadishullit Ilirik.
Sipas deklaratës së zyrtarit bullgar, bëhet e qartë ajo që unë e kam përsëritur në dhjetëra shkrime dhe alanliza të mia, që në Simpoziumin shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, në vitin 1991, se shtetet fqinje të Maqedhonisë së sotme, Serbia dhe Bullgaria, përherë e kanë llogaritur këtë shtet të krijuar në vitin 1944, përkatësisht 1991, si shtet të dytë të tyre, shtet i dytë bullgar, përkatësisht shtet i dytë serb. Nga këtu edhe buron fatkeqësia dhe kriza e vazhdueshme politike dhe ekonomike në Maqedhoninë e pas pavarësisë, jo vetëm kontesti për ermin e shtetit me palën greke.
Çuditërisht, vetëm pala shqiptare ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana dhe Prishtina zyrtare, e sidomos përfaqësuesit shqiptarë në pushtetin e këtij shteti të pavarësuar pas shkatërrimit të ish federatës jugosllave, të njohur ndërkombëtarisht si ish republikë jugosllave.
Përmes kësaj deklarate të zyrtarit të lartë bullgar, një fakt është i pamohueshëm edhe për qarqet shkencore dhe politike të shteteve fqinje, se në territorin e Maqedhonisë së sotme përgjatë historisë kanë jetuar dhe sunduar kryesisht ilirët, pajonët dhe dardanët, përkatësisht shqiptarët, të cilët edhe përskaj shpërnguljeve të shumëta, dhunës dhe terrorit të vazhdueshëm ndaj tyre nga pushtuesit dhe sunduesit e dirisotëm, edhe aktualisht shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, janë i vetmi popull autokton dhe paraqesin çelësin kryesor të zgjidhjes së problemeve në dhe përreth Maqedhonisë, sot dhe në të ardhmen. Burimi: Tetova sot.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

MEDIA GJERMANE: ILIRËT KANË NDËRTUAR QYTETET E PARA EUROPIANE PARA 3 MIJË VITEVE

 Media bavareze: Elozhe vendit të shqiponjave Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze …