Kryefaqja / OPINION / Ulqin: Njësitë speciale të policisë rrahin dhe maltretojnë të rinj ulqinak

Ulqin: Njësitë speciale të policisë rrahin dhe maltretojnë të rinj ulqinak

Rreth një qind qytetarë të Ulqinit janë tubuar sonte para ndërtesës së Policisë duke shprehur në këtë mënyrë protestën për shkak të intervenimit të Njësisë speciale të të policisë së Tivarit nëpër lokalet e Ulqinit.
Me këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, gjersa tre persona janë dërguar në stacionin policor dhe mbas dhënies së deklaratave janë liruar.
Ndër ato të cilët u maltretuan ishte dhe sportisti i njohur Angjello Rudoviq, si dhe një shtetas amerikan.
“Njësitë speciale të policisë kanë rrahur dhe maltretuar nëpër lokalet e Ulqinit edhe disa të rinjë nën moshën 18 vjeç”, tha për malesia.org C.Z.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe deputeti Luigj Shkrela menjëherë erdhën para ndërtesës së policisë dhe kërkuan shpjegim për këtë aksion, shkruan portali UL-info.
Zenka dhe Cungu i kanë thënë qytetarëve që menjëherë sot duhet të dokumentohet të gjithë rastet e intervenimit të tepruar ndaj qytetarëve në mënyrë që avokati të dorëzojë padinë, si dhe që provat t’i dorëzohen edhe organeve tjera kompetente.
Deputeti Dritan Abazoviq, i cili më vonë iu bashkëngjit kolegëve, tha se aksioni i Njësisë intervenuese ishte i panevojshëm duke e vlerësuar se bëhet fjalë për demonstrimin e dhunës.malësia.org

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri

Pas shumë vitesh është ringritur në Çamëri flamuri shqiptar. Në një vend ku shqiptarëve u …