Kryefaqja / HISTORI / Beteja e Torviolit ku Skëndërbeu vrau 22 mijë ushtarë turq

Beteja e Torviolit ku Skëndërbeu vrau 22 mijë ushtarë turq

Beteja e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme ishte një nga më tragjiket për ushtrinë osmane. Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbërore në luftë kundër Perandorisë Osmane. Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15 000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit. Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali Pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre. Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai mezi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra. Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit. 

Check Also

Skënderaj u emërua në nderim të kryeheroit të shqiptarëve. Ja si u kundërshtuan propozimet serbe dhe turke

Në 75 vjetorin e emërtimit të qytetit të Skenderajt, qe si ide ishte 126 vite …