Kryefaqja / HISTORI / Çerçiz Topulli: “MA MIRË TË VDESIM PËR SHQIPËRI SE SA TË RROJM PA TË”

Çerçiz Topulli: “MA MIRË TË VDESIM PËR SHQIPËRI SE SA TË RROJM PA TË”

SOT U BËNË 102 VJET, nga Arrestimi per her të dyt i ÇERÇIZ TOPOULLIT nga malazezet. e që nga ajo ditë për 20 vjet me radh nuk u dit per fatit e ti, pas 20 viteve i gjinden eshtrat te pa vorrosur, dhe me 1936 bëhet Vorrimi i eshtrave ku ne at vorrim mori pjes edhe Enver Hoxha.
Lindi në Gjirokastër në vitin 1880, një prej 13 fëmijëve të Agush[2] dhe Haso Topullit. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke[1]. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 5 mars 1908. Në thirrjen “Nga malet e Shqipërisë” drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën “Shpresa e Shqipërisë” Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen, se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

“MA MIRË TË VDESIM PËR SHQIPËRI SE SA TË RROJM PA TË”

LAVDI TE MADHIT Çerçiz Topullit.

Check Also

Skënderaj u emërua në nderim të kryeheroit të shqiptarëve. Ja si u kundërshtuan propozimet serbe dhe turke

Në 75 vjetorin e emërtimit të qytetit të Skenderajt, qe si ide ishte 126 vite …