Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / DAILY MIRROR: Serbët i torturuan dhe i dogjën për se gjalli shqiptarët më 1912/13

DAILY MIRROR: Serbët i torturuan dhe i dogjën për se gjalli shqiptarët më 1912/13

Në një rrefim të jashtëzokonshem nga gazeta britanike“DAILY MIRROR” , 1914”, ku paraqet gjendjën e rendë në Shqipëri mbas largimit të Ushtrisë Serbo-Malazeze, të cilat lanë pas shkatërrime të mëdha duke vrarë, djegur, dhe plaçkitur vendin.

Mbi 8000 mijë fëmijë, gra dhe pleqë u vranë, disa u dogjën për se gjalli, të tjerët u therën me bajoneta të pushkëve dhe mbi 100.000 mijë shqiptaë mbetën pa strehë. Arkitekt i këtyre mizorive ishte krimineli serb gjenerali Popoviq, njëri nga kriminelët me mizor serb që kishte kryer masakra në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Luftërave Ballkanike 1912/13.
Refugjatët nga Gashi dhe Krasniqja, në rrethin e Gjakovës, dhe Shqipëria veriore po vdesin nga “zia e bukës” si pasojë e vjedhjës së misrit nga ushtria serbe. Janë mbi 14. 000 mijë shqiptarë të cilët po vdesin urie ne rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara nga pushtuesit serb. Në keto treva para së të pushtoheshin nga serbët jetonin mbi 19.000 mijë banor shqiptar. Kur filloj Lufta e Parë Ballkanike, serbët pushtuan Shqipërinë, duke lënë pas shkatërrime, dhe plaçiktje të bagetisë dhe ushqimit të shqiptarëve. Në qarkun e Dibrës, në tetorin e viti 1913 serbët dogjën mbi 100 fshatra shqiptare, duke djegur dhe hedhur në erë mbi 12.000 mijë shtëpi.
Serbët dogjën dhe hodhën në erë mbi 12. 0 0 0 shtëpi; vranë, masakruan, dhe duke djegur për se gjalli deri në vdekje 8000 njerëz, burra, gra, dhe fëmijë. Ata lanë 125.000 persona të pastrehë, plaçkiten bagëtinë, kuaj, dele e dhi, plaçkitën grurin nga hambaret që ishte sjellë për këta njerëz. Në shumicën e fshatrave asnjë ndihmë nuk kishte mbërritur ende të korrat ishin djegur, dhe furnizimet për dimrin si bazë të ushqimit kishin foragjeret, bilanci i dëmeve të shkatërruara nga serbët arrinte në vlerën e 10.000.000 $ vlerë të pronës, ku sot në vitin 2017 kjo vlërë arrinë në 230.000.000 milion dollar. Rezultati është, që në këtë moment popullsia shqiptare po vdesin nga uria. Ata nuk kanë ushqim për të ngrënë, dhe nuk ka farë misri për mbjelljen e ardhshme.

Check Also

Daily Telegraph: Serbët ekzekutuan në Prishtinë 5.000 shqiptarë, në vitin 1912

Korrespodentët e huaj në Ballkan akuzojnë ushtarët dhe oficerë serbë për mizoritë e kryera kundër …