Kryefaqja / LAJME / Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar u legalizua nga Republika e Shqipërisë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar u legalizua nga Republika e Shqipërisë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar është legalizuar nga Republika e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 5620 të Gjykatës së Rethit Gjyqësor të Tiranës.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është bashkim vullnetar i individëve me kombësi shqiptare pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamjeje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu u shpreh se qëllimi kryesor i LSHB-së është çlirimi dhe bashkimi kombëtar dhe sipas statutit të LSHB-së ky qëllim nuk mund të ndryshohet kurrë, deri në realizimin e plotë të tij.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e republikave të Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimin institucional e shtetëror me forma paqësore. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e trojeve shqiptare sot të pushtuara, në kufijtë natyror të saj me Shqipërinë, duke përdorur të gjitha metodat dhe mjetet demokratike për realizimin e aspiratës kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar”, theksoi Veliu.

Përfundimisht, i ka ardhë koha institucionalizimit të aspiratës së natyrshme të kombit shqiptar për bashkim kombëtar, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit të Vlorës, të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga përfaqësuesit e katër krahinave (vilajeteve) shqiptare, me kufijtë e saj natyror dhe legjitim.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Fëmijët shqiptarë në Maqedoni e mësojnë shqipen e maqedonizuar (Foto)

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotogafi të një fletushke prej ku fëmijët shqiptarë duhet …