Kryefaqja / LSHB / LSHB Reagon Ndaj Tjetërsimit të Bustit të Skënderbeut në Budapest!

LSHB Reagon Ndaj Tjetërsimit të Bustit të Skënderbeut në Budapest!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar 
           Reagim 
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj përzgjedhjës dhe punimit të bustit të Heroit tonë kombëtar i cili nuk i përgjanë fare figures fizionomisë së Skënderbeut, është tjetërsuar pamja vizuele e kryeheroit tonë kombëtar, është denigruar dhe identiteti i tij kombëtar, është cenuar dinjiteti dhe identiteti ynë kombëtar.


Punimi tendencioz i bustit të kryeheroi të kombit tonë Gjergj Kastrioti është bë më qëllim të përvetësimit të historisë.

 

Ky është një bust i financuar nga çarçe antikombëtare Shqiptare, ky është një bust denigrues, fyes, tallës, i tjetërësuar më elemente të huaja që kërkojnë ta përvetësojnë Mbretin e Shqiptarëve. 


Ç’farë bënë ambasadori ynë Arian Spasse në shtetin e Hungarisë që fotografohet duke qeshur përpara një busti që nuk përfaqëson figuren e Skënderbeut?.
Si është e mundur të emërohet një ambasador i till që nuk e mbronë dhe nuk i njef figurat emblematike të kombit tonë?.

Si mund të jetë indiferent një ambasador i shtetit tonë para fyrjës, cenimit, tjetërsimit, denigrimit të dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar?
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar apelon të Qeveria shqiptare në Tiranë e në Prishtinë që të reagojnë ashpër dhe të mos lejojnë vendosjen e atij busti tē tjetërsuar të Skënderbeut që nuk i përfaqëson shqiptarët të vendoset në Budapest të Hungarisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon nga të dyja Qeveritë shqiptare në Tiranë e në Prishtinë që ti mbron më ligj figurat tona kombëtare.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar 

Tiranë 28-07-2017
Krytari: Tahir Veliu

Check Also

LSHB kërkon bashkimin e trojeve shqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet, …