Kryefaqja / LAJME / Në Mitrovicë u themelua Dega e LSHB-së

Në Mitrovicë u themelua Dega e LSHB-së

Në një vjetorin e themelimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Mitrovicë, me rastin e themelimit të Degës së Mitrovicës, ku u shpalos Programi Politik i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u promovua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. 

Në emër të gjithë anëtarësisë, moderatorja Arbnora Mulaj uroj të pranishmit me rastin e 1 vjetorit të themelimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe themelimit të Degës në Mitrovicë.

Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu uroj të gjithë të pranishmit legalizimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Republika e Shqipërisë, me ç’rast u bëri thirrje gjitha lëvizjeve dhe organizatave kombëtare, që të bashkohen dhe të punojnë për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.

“Shqiptarët kanë shumë detyrime të papërmbushura karshi Atdheut dhe Zotit. Detyrë e parë e çdo shqiptari është t’i shërbejë me përkushtim e perulësi Atdheut: aspiratës hyjnore për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar. Çdo shqiptar ka obligim hyjnor që kombin ta mbajnë të bashkuar, të ruaj traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto të mos i lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja. Ai që nuk bënë gjithçka dhe nuk jep gjithçka për ta bashkuar Shqipërinë; ai i ka mohuar gjithçka vetvetës dhe familjes”, deklaroi kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.

Frashër Racaj, njëri ndër nismëtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar prezantoi Programin Politik të LSHB-së. Formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Mitrovicë e nderoj pjesëmarrja e Koordinatorit të Anëtarësimeve z. Qenan Morina dhe koordinatorëvë: nga New Yorku Ilir Nikprelaj, nga Prishtina Ylli Elshani, nga Peja Jimmy Daci, nga Drenasi Muharrem Bajraktari, Alban Mulaj dhe Burim Veliu, nga Shkupi Vullnet Sadiku, nga Presheva Liridona Pajaziti, Faton Haliti dhe Nexhib Maksuti. 

Koordinatoret e zgjedhur të Degës së Mitrovicës janë: Shpetim Pllana, Berat Veliu, Sadat Sylejmani, Sherif Ahmeti, Xhelazim Baliu dhe Enver Ademi.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Beogradi pajiset me sisteme antiraketore, Prishtina diskuton për xhami të re

Rusia duhet të përfundojë dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Serbi kah fundi i këtij …