Kryefaqja / OPINION / PIRROJA, KY KOMANDANT SHQIPONJË I ILIRISË

PIRROJA, KY KOMANDANT SHQIPONJË I ILIRISË

I ashtuquajturi mbreti i Epirit jetoi në vitet 319-272 pes dhe do të ishte një nga komandantët më të zotë që do hynte në historinë e lavdishme të botës . Për shkak të trimërisë së tij do të thirrej shqiponjë nga ushtarët.
Fama e tij mori dhenë kur në vitin 280 p.e.s do të kalonte ngushticën e Otrantos me 20.000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe 200 elefantë për të luftuar kundër Romës. Në krye të ushtrisë së përbërë nga molosët, thesprotët dhe kaonët ai arriti një fitore me shumë sakrifica e mundime, aq sa hyri në histori një fitore si e Pirros që nuk është gjë tjetër veç një fitore e mundimshme dhe e lodhshme. Një shprehje që përdoret shumë në ditët tona.
Për shkak të lavdisë që arriti në fushëbetejat e tij ai krahasohet me komandantët më të mëdhenj të historisë njerëzore.
Biografinë e jetës së tij do e shkruante Plutarku, ndaj shumë nga informacionet që vijnë deri në ditët tona i kemi pikërisht nga ai.
Plutarku do të shkruante se froni i tij si trashëgimtar i Epirit do të vihej në rrezik që nga lindja e tij që në vitin 319, kur Kasandri, mbreti i Maqedonisë do të përmbysë të atin e Pirros. Pirro u detyrua të kërkojë strehin në Iliri ku u mbrojt nga Glauku. Në vitin 306 Pirro u kthye në Epir duke pretenduar të drejtën e trashëgimisë së tij. Por ishte përsëri i mitur, ndaj u desh përsëri të ikte në vitin 302.
Por duke qenë se kishte gjak blu në vena dhe në gen trimërinë ai shpejt do të dallohej nëpër luftra dhe do të aktivizohet e dallohet për trimëri në beteja shumë të rëndësishme të kohës. U lejua të kthehej në Epir në vitin 296 pes. Eleminoi sundimtarin Neoptolemin dhe mori në kontroll fatin e tij.
Do të fillonte për të një periudhë e artë dhe domethënëse. Plutarku tregon se ai do të marrë Dodonën dhe do e bëjë qendrën e tij fetare duke ndërtuar teatrin e madh me 17 mijë vende ku do të organizojë lojërat olimpike çdo katër vjet, do të zhvillojë festivalin e Naias në nder të Zeusit dhe do përpiqet të zgjerojë hapësirat e perandorisë së tij në Ilirinë e Jugut si dhe disa provinca të Maqedonisë.
Pas vdekjes së tij Antigonës, ai do të shfrytëzojë dhe martesat për t’i dhënë vetes më shumë pushtet. Do të lidhë kurorë me vajzën e tiranit të Sirakuzës dhe më pas me vajzën e sunduesit të Paeonias.
Ai do të bëjë aleancë me Bardhylin, mbretin e Dardanisë duke forcuar pozicionin e tij.
Një nga armiqtë e tij më të betuar ishte Demetrio, i cili më parë i kishte marrë fronin, ndaj duke ndërmarrë fushata ndaj tij e mundi dhe arriti të fitonte besimin e ushtrisë së Maqedonisë dhe do ta sundojë atë për disa vjet deri sa Lismarku do ta nxjerrë në vitin 284 jashtë këtij territori.
Por namin më të madh si komandant ai do e merrte në luftërat e famshme kundër Romës. Atëkohë Roma ishte fuqia më e madhe e Mesdheut. Pirroja kishte si ambicie të tijën të zgjeronte territoret duke gllabëruar kolonitë greke që ishin të përhapura në jug të Italisë deri në Siçili.
Në betejën e famshme ai përdori disa strategji të veçanta dhe disa risi në fushën e betejës që ishin përdorimi i heshtave, mburojave të forta, përdorimi i shtizave etj. Faktet tregojnë se ai humbi shumë njerëz por nga kjo luftë ai fitoi aleatë në jug të Italisë ku mund të përmenden Bruttians, Lokroi, Lucanians, Samnites etj.
Pas kësaj fitoreje oreksi i tij u shtua. Tashmë qëllimi i tij ishte Kartagjena. Fakti që ai u bë mbreti i Siçilisë nuk i vinte për mbarë këtij armiku të ri të Pirros, të cilët të bashkuar me armiqtë e tij të vjetër, romakët, u përballën në një nga betejat më të vështira, në atë të Maleventum në vitin 275. Me një ushtri të copëtuar dhe humbjen e elefantëve Pirroja u detyrua të linte Italinë.
Sipas Plutarkut ai u kthye nga Greqia pasi kishte humbur 2/3 e ushtrisë së tij. Por qëllimet e tij ndaj Maqedonisë ishin akoma të forta. Ai vazhdonte të synonte përsëri fronin e Maqedonisë nga Atigonasi II. Në vitin 272 u kthye në veri të Argosit ku shpresonte të ndeshej me Antigonas II. Por para se të ndodhte kjo i ndodhi një incident banal. Një grua e vjetër i hodhi nga çatia një tjegull në kokë dhe vdiq.
Plutarku tregon se ai ishte një nga komandantët më të mëdhenj të botës. “Ai kishte një përvojë të madhe luftarake, të guximshme, por kishte dhe trimëri e vlera personale, nuk kishte asnjë të barabartë me të në mesin e mbretërve të kohës.”

Check Also

Supermafia në Republikë të Kosovës, është Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it!

Kohëve të fundit në vazhdimësi dëgjojmë, shohim, lexojmë, në lidhje me korrupsionin, ndikimin politikë, lidhjen …