Kryefaqja / LAJME / Miratohet propozimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Miratohet propozimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme.Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook thekson se Qeveria ka miratuar propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe dhe siglën e flamurit të Evropës.Ai shton se ata janë në prag të mbylles së njërës prej çështjeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj.Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë. /Telegrafi Maqedoni

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Barbaria serbe në Preshevë, nënat dëmtohen gjatë lindjes, fëmijët shqiptarë nuk i regjistrojnë

“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të …