Kryefaqja / Uncategorized / Aktivistë të LSHB-së vizituan At Nikolla Markun

Aktivistë të LSHB-së vizituan At Nikolla Markun

Gjatë ditës së sotme, një grup atdhetarësh i prirë nga Koordinatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – Dega Tiranë, z. Frrok Bardhi vizituan At Nikolla Markun në Kishën Shën Meria në Elbasan. 

Vizita e sotme ishte vazhdimësi e kontakteve të vazhdueshme pas njoftimeve se jeta e At Nikolla Markut ishte kërcenuar nga shovinistët grekë. Pas një bisede vëllazërore, z. Frrok Bardhi deklaroi se LSHB-ja qendron në mbrojtje të At Nikolla Markut, duke e vlerësuar si një ndër klerikët më atdhetar dhe shëmbull për të tjerët. Të pranishmit biseduam një serë problemesh në lidhje me të keqem që ka mbërthyer Kisha Ortodokse Greke ndaj shqiptarëve dhe ndikimin e saj në vijushmërinë e jetës shoqërore, sidomos ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks. Grupi i atdhetarëve ishin të interesuar deri në hollësinë më të vogël rreth ndodhive të fundit. 

Aktivistët e LSHB-së njëzëri kërkuan nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që të angazhohen në mbrojtje të figurave të rralla atdhetare, si At Nikolla Marku. Dy shtetet shqiptare, duhet të tregojnë vigjilencën e duhur për sigurin e At Nikolla Markut. “LSHB do të jetë pranë At Nikolla Markut në çdo moment. Dy shtetet shqiptare duhet të marrin masat e nevojshmë, pasi jeta e At Nikolla Markut është nën sulmin e vazhdueshëm të armiqve grekë”, deklaroi Frrok Bardhi.

Duke qenë se Elbasani ka shumë Kisha, do ti lutemi shumë dhe do ti rikujtojmë edhe Shefit të Policisë në Elbasan të merret seriozisht me këtë histori filmash që ndodhi në vitin 2017, në mes të Elbasanit. 

At Nikolla Marku e vlerësoj vizitën e atdhetarëve të LSHB-së dhe i falenderoj për interesimin e vazhdueshëm. 

Check Also

Dëshmia tronditëse: Mësuesit thirrën prindërit dhe i thanë të mos u flisnin shqip fëmijëve në shtëpi

TIQERO, dikur quhej Bintikli dhe ndodhet 48 km në verilindje të qytetit Aleksandropoli dhe 4 …