Kryefaqja / LAJME / “Arrestimi i 6 rusëve e 5 serbëve, alarm edhe për KFOR-in”!

“Arrestimi i 6 rusëve e 5 serbëve, alarm edhe për KFOR-in”!

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka arrestuar 11 persona, prej tyre 6 rusë e 5 serbë. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, ata kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“Arrestimi i tyre është bërë pas marrjes së informacioneve se në lagjen Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus. Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar 11 persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thuhet në komunikatën e Policisë, përcjellë “Bota sot”.
Por, arrestimi i tyre, sipas profesorit universitar, dhe ekspertit të sigurisë, Avni Islami, duhet të jetë alarm për të gjitha institucionet e sigurisë, por edhe për KFOR-in.
“Policia e Kosovës sot i arrestoi 6 Rusë e 5 Serbë duke hyrë ilegalisht në një kufi ku aty nuk ka kontroll , ky është sukses i institucioneve të sigurisë, njëherit shpreh shqetësimin dhe dyshimet e mia se sa herë kanë hyrë grupe te specializuara të agjentëve Rus e Serb e që nuk janë arrestuar. Ky është? alarm për të gjitha institucionet e Sigurisë por edhe të KFOR-it”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Barbaria serbe në Preshevë, nënat dëmtohen gjatë lindjes, fëmijët shqiptarë nuk i regjistrojnë

“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të …