Kryefaqja / PERSONALITETE / Hasan Prishtina mbrojtës i Shqipërisë së Gjergj Kastriotit!

Hasan Prishtina mbrojtës i Shqipërisë së Gjergj Kastriotit!

Hasan Prishtina luftëtar i paepur për ruajtjen tokësore të teritorit dhe çlirimit të Shqipërisë së Gjergj Kastriotit.

Ne  nderim të 84 vjetorit të vrasjes së ideatorit të Shqipërisë etnike, portali Shqipëria e Bashkuar. Al, lexuesëve të këtij portali ju ofron disa nga thënjët e Hasan Prishtinës dhe të figurave të shquara të kombit tonë që ja dedikuan Hasan Prishtinës këtij kolosi gjigant të kombit tonë, të cilat janë burim frymëzimi për gjenerata të tëra atdhetaresh të cilet kontribuan dhe kontribojnë që çështja kombëtare të shtrohet për zgjidhje dhe të zgjidhet në menyr që të bashkohet Shqipëria e ndarë në gjashtë pjesë.
Hasan Prishtina ka projektuar rrugën e Shqipërisë së Bashkuar e në këtë rrugë ka misionar të projektimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar që më angazhimin e tyre do t’ia afrojnë popullit shqiptar alternativen e bashkimit dhe të zgjedhjes së çështjes kombtare si një çështje e drejt e pashmangeshme dhe e arsyeshme.

Frasher Racaj

Në jetë je i detyruar të shkelësh shumë rrugë, por nga njëra nuk guxon të largohesh, kurrë! Ajo është rruga e shqiptarisë që na vie nga Skënderbeu te Hasan Prishtina…!”- Stak Mark Mirdita

Rilindësi Josif Bageri, duke shkruar për kontributin e Hasan Prishtinës për shkollën shqipe dhe lirinë e Shqipërisë, do të konstatojë: ”Ky trim, biri i Shqipnis ështe shembull me veprat e tij kaq shumë shqiptarëve” kurse Mustafa Asim Kruja, bashkëveprimtar e biografi i parë i Hasanit, do të saktësoj: “Fjala e tij, penda e tij si dhe kuleta e tij janë në dispozicion të çështjes kombëtare. Në tribunën e parlamentit ai është Jupiteri që gjëmon dhe ua kthen të tjerëve vetimat nga qielli mbi kokën e armiqve të popullit shqiptar!”

Nga mirënjohja dhe nga një frymëzim i lartë për kontributin e Hasan Prishtinës, Luigji Gurakuqi do të shkruante:

«Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesie… brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, kaa me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!»

Hasan Prishtina fjalime e thënje:

FJALIMI ORIGJINAL I MBAJTUR NGA HASAN PRISHTINA më 5 maj 1912 NË DRENICË NË KULLËN E AHMET DELISË.

Këtu u tubuan krerët e Drenicës. Kishte edhe nga viset tjera shqiptare. Natën kishte ecur lajmi kudo: Hasan Prishtina kishte dalë në Drenicë. Në kullën e Ahmet Delisë do të mbahej një Kuvend historik. Dhe, të gjithë vrapuan andej. U mbush kulla plot e përplot. Hasanit i rritej zemra. U përgjigjej pyetjeve që ia bënin të pranishmit. Kënaqej me ta. Kjo i dukej e madhërishme në krahasim me Parlamentin Turk. Atje, anarki e vërtetë. Replika, sharje, fyerje e kacafytje fizike. E këtu krejt ndryshe, një flet të tjerët dëgjojnë. Mrekulli.

Pasdreke e bukur. Ora pesëmbëdhjetë. Kishin arritur të gjithë përfaqësuesit. Hasani, i ngazëllyer e plot emocione kënaqësie, u ngrit në këmbë dhe e mori fjalën:

-“Të dashur vëllezër! Nata pesëqindvjeçare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm. Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjet i kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqë më quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtat që na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësi e shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit. Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se: Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në Perandorinë tonë, janë shqiptarët. Është frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbët, të mos marrë dituri në gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjitha këto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushen kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISË”.
“Mue n’idenë teme patriotike s’ka mujtë, as nuk do të mujë me m’shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me m’shtrue vetëm vdekja!” – Hasan Prishtina.
Të pranishmit u pajtuan njëzëri. U betuan sipas tekstit që e kishte hartuar vetë Hasani, në të cilin thuhej: “Bajmë be e japim besën e burravet, se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoft nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robët e fëmijët tanë”.

“E dim se anmiku asht ma i shumtë në numër, ma i armatosun me armë dhe ma i pasur me pare. Kështu ka qenë dje, kështu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na përkul, përkundrazi kjo kërkon që na të jemi ma të fortë. Ti peshojmë mundësitë tona me guxim e mendje tëkthjelltë. Na nuk e zvogëlojmë rrezikun, në të kundërt, na u themi luftëtarve: rreziku asht i madh, pranaj BASHKONI radhët, tregoni VENDOSMENI e GUXIM, flakni tutje burracakët, të dorëzohemi sepse gjoja do të shuhemi.” – HASAN PRISHTINA
“Na kurr s’kemi kujtue se lirinë ka me na e sjellë dikush së jashtmi. Jo, njimij herë: jo! Atë e kemi fitue dhe do ta fitojmë me gjakun tonë, sepse vetëm kështu ajo mund të jetë nji LIRI e vërtetë.” – HASAN PRISHTINA

“Politika e dorëzimit, e pritjes apo e kundërshtimit të aksionit kurrë nuk të çon në fitore. Kush ka frikë, ka me vete humbjen, kush qëndron i patundun, ka me vete fitoren. LIRI PA GJAK NUK KA.” – HASAN PRISHTINA

“Vetëm pushka e jonë e jo dikush tjetër ka detyrue e do të detyrojë anmiqtë të lëshojnë nga duert gërshanet, me të cilat duen të qethin copa të tjera nga trupi i atdheut tonë.” – HASAN PRISHTINA

“Vllazen! Kërkojnë prej nesh që atdheun ta trajtojmë si mall tregu. Jo, kurr! Si dje, sot, nesër e perherë, ATDHEU ka qenë dhe asht gjaja ma e shejtë për ne. Të gjithë të dinë se na nuk jena tue luftue kundër SHQIPNISË e shqiptarëve, por për nji SHQIPNI të LIRË e të BASHKUEME. Nuk kemi dalë maleve me shpëtue vetëm nji shtëpi, katund apo fis, po të tanë KOSOVËN, e cila mbështjell në gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona.” – Hasan Prishtina

“Na kurr s’kemi kujtue se lirinë ka me na e sjellë dikush së jashtmi. Jo, njimij herë: jo! Atë e kemi fitue dhe do ta fitojmë me gjakun tonë, sepse vetëm kështu ajo mund të jetë nji LIRI e vërtetë.” – HASAN PRISHTINA

“IDEJA e parulla e jonë ka qenë dhe asht: ÇLIRIMI e BASHKIMI i tanë KOSOVËS me Atdheun tonë të PËRBASHKËT, SHQIPNINË! Dhe për ta realizue ketë, duhet VEPRIM e jo fjalë, BASHKIM e jo përçamje, TRIMNI e jo frikë.” – HASAN PRISHTINA
Hasan Prishtina, pesë vjet para martirizimit:

“Unë kam një rrugë të caktuar para mejet, atë kam shkelë dhe atë do të shkelë deri në vdekje, rrugën e indipendencës ma të plotë të tan Shqipnisë!”

“Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!”
Hasan Prishtina

“Ti je i ri, me një të ardhme që unë ta uroj të lumtur për të mirën e Shqipërisë. Uroj që të jesh me shpirt të pastër, i papërlyer, me ideale të reja.

Ti duhet të ndjekësh rrugën tënde, né rrugën tonë.

Né jemi zhytur aq thellë në batakun e “politikës profesionale” sa nuk kemi sesi të shkëputemi që të ndjekim një rrugë të ré.

Ti mos na e vër veshin, shko përpara me guxim, me kurajë civile, po kurdoherë me patriotizëm.

Të jap vetëm këtë porosi, që mbase është fjala e fundit që dëgjon prej gojës sime:

Në çdo veprim, në çdo hap që të hedhësh në jetë, kurdoherë të të frymëzojë ideali patriotik, kurdoherë mos harro se Shqipëria te ju të rinjtë i ka varur të gjitha shpresat e saj.

Ne pleqtë e mbaruam misionin tonë, na quaj të vdekur.

Bëmë ç’bëmë gjer më sot, po më s’jemi të hairit.

Kujdesi ynë është që të mbahemi me nder këto pak kohë që na mbetën dhe mos ta turpërojmë biografinë tonë tani, në pleqëri”. Kemi me shume nevoje se kurre qe te rinjte te kuptojne rrugen qe duhet te ndjekin. sepse njeriu pa kombin nuk eshte asgje, e kombi pa brezat e ardhshem shuhet.

Në vend të kolltukut pëlqej kryengritjen
Në valën e kryengritjeve të mëdha që shpërthyen në vitin 1911 në Kosovë, kryeministri i qeverisë osmane, Haki Pasha thirri Hasan Prishtinën, “deputetin kryengritës”, siç e quanin ata, dhe i propozoi postin e ministrit, me kusht që ai të hiqte dorë nga kryengritja.


– Parimin tim – u përgjigj ai – nuk mund t’a shkel jo për një ministri, por as për postin e sulltanit. Në vend të kolltukut me turp në Stamboll, pëlqej kryengritjen me armë në dorë në malet e Kosovës.

Drejtësia serbe
Duke u gjendur ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të qeverisë së Beogradit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Hasan Prishtina, midis të tjerave, deklaroi.

“Për të formuar një ide të përgjithëshme mbi drejtësinë serbe, mjafton të dihet se mijëra krime bëhen në mes të ditës dhe asnjë nuk ndiqet nga gjyqi. Është i vetmi vend në botë, ku njerzit mund të vriten në sy të gjykatësve që heshtin.”
Frasher Racaj

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

KUSHTRIM KELMENDIT VARRI I VENDLINDJES DO T’IA DHURON PREHJEN 

Ramadan Bozhlani Sot u shkëpute paqësisht për të marr rrugën shpirtërore, duke na lënë pas …