Kryefaqja / DIASPORË / Histori e shkurtër e Sicilisë

Histori e shkurtër e Sicilisë

Pozitën strategjike të Sicilisë në Detin Mesdhe e ka paguar shumë rëndë populli i saj me pushtime shekullore nga fuqitë e huaja, siç ka shkaktuar ngritje edhe rënien e secilës prej të tyre deri në shekullin VIII para erës sonë. 

Emri “Sicili” mendohet të ketë ardhur nga Sikelët, njëri nga popujt të cilët pushtuan Sicilinë gjatë periudhës së neolitit. Më pastaj, gjatë shekujve VII dhe VIII para erës sonë, grekët themeluan kolonitë e tyre, duke përfshirë Mesinën, Sirakuzën, etj., kohë në të cilën lulëzoi kultura siciliane. Edhepse kartagjenasit arritën pothuaj në të njëjtën kohë, ata u vendosen në veri-përendim të vendit dhe ushtruan ndikim më të vogël në kulturën siciliane. Megjithatë, rreth shekullit III p.k.,Perandoria Greke u dobësua dhe romalët ishin ata, që vunë kontrollin e tyre mbi Ishullin e Sicilisë deri në shekullin V të epokës sonë. Si pasojë, Sicilia u pushtua nga Ostrogotët, Bizantinët dhe Arabët.

Sicilia lulëzoi përsëri nën ndikimin e Normanëve, i cili filloi në vitin 1000 të epokës sonë. Mbretëerimi i Frederikut II (1211 -1250), prodhoi një valë të re pune në letërsi, shkencë dhe artikulturë. Pas vdekjes së tij, megjithatë, kaloi në duart e Francës, një pushtim shtypës, që përfundoi me kryengritjen e përgjakshme të quajtur ” Sicilia Vespers, në vitin 1282. Fill pasj kësaj, për pjesën më të mirë të gjashtë shekujve të ardhshëm, Spanjollët mbretëruan Sicilinë, me pushtime të herëpashershme të vendeve të tjera poashtu.

 Të lodhur nga pushtimet e vazhdueshme, Sicilianët iu bashkuan Garibaldit, i cili mori kontrollin mbi Ishullin në vitin 1860, dhe përshëndetën Bashkimin e Italisë, që përfundoi me Risorgimento – Rilindja- gjatl viteve 1860-1870.

Bashkimi i Italisë nuk solli të mira për Sicilinë. U nënçmua “problemi jugor”, dhe Sicilianët u detyruan të pranojnë obligimet ushtarake dhe taksat e larta. Mafiozët, një element ky në prapaskenë, shpesh i lidhur me vepra kriminale, u bën forcë vendimtare në Sicili. Pëpjekjet e Sicilianëve për të kundërshtuar ligjet diskriminuese, u shtypen shpejt dhe brutalisht. Tensionet vazhduan midis Veriut dhe Italisë Jugore deri në pjesën e parë të shekullit XX.

Check Also

Në Bullgari: atje ku flitet shqipja e para 400 vjetëve!

Përgatiti: YLLI PATA Një dokument për shqiptarët e Bullgarisë dhe legjenda e tre vëllezëve nga …