Kryefaqja / PERSONALITETE / I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi…

I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi…

Petro Nini Luarasi ne vitin 1882 filloi punë si mësues në shkollën e Bezhanit. Atje ai filloi t’u mësonte nxënësve gjuhën shqipe. Veprimtaria e tij e gjerë shkaktoi armiqësi të madhe me zyrtarët turq, klerin shovinist e bashkëpunëtorët e tyre. Për këtë arësye ai u mallkua dhe u shkishërua familjarisht.”….I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi…ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston… Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve… Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes…” Këto ishin fjalët e Fillaretit, dhespotit të Kosturit, më 20 shtator 1892, në mallkimin e tij për Petro Nini Luarasin.


Kësaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu përgjegj në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit”, në të cilën pasqyroheshin dokumenta konkretë mbi abuzimet që bëheshin në emër të fesë.


“E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën…Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmet talenta (monedhë) që na besoi Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë… Kush është frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij” (P.N.Luarasi:Mallkimi i shkronjave shqipe…).

Kjo vepër bëri që fundi i tij të ishte tragjik. Vdes i helmuar më, 17 gusht të vitit 1911. Por fjala e tij u përjetësua në vepër: “Ruamani gjakun, se do të duhet për shkrimin e gjuhës shqipe… Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi!”

Check Also

MUJA DHE HALILI I DITËVE TONA…Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj-NATO

Pushteti nga ana shqiptare,në shtetin sllavo-maqedon, përbëhej nga partia e BDI-së e cila në gjirin …