Kryefaqja / LAJME / Kryetari i LSHB –së, Tahir Veliu, kërkesë kryeministrit Rama, ja për çfarë bëhet fjalë

Kryetari i LSHB –së, Tahir Veliu, kërkesë kryeministrit Rama, ja për çfarë bëhet fjalë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bahkuar, Tahir Veliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të shpallë “Vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut”. Veliu ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” statusin e kryeministrit Rama, të bashkakngjitur me të edhe një kërkesë.

Ja çfarë shkruan Kryetari i LSHB –së, Veliu:

“Zotri kryeministër,Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon ndriçimin 24 orësh të Monumentit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit dhe flamurit kombëtar në Sheshin Skënderbeu në Tiranë. Poashtu, ne si lëvizje mbarëkombëtare, që angazhohemi për jetësimin e aktit juridik të 28 nëntorit 1912 kërkojmë ndriçimin e Përmendorës së arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës dhe flamurtarit të Kryengritjes Dedë Gjo Luli.

Me respekt,

Tahir Veliu
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar”.

Check Also

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të …