Kryefaqja / LAJME / LSHB: Të shtunën, përfundon rregullimi i Monumentit të Gjergj Kastriotit

LSHB: Të shtunën, përfundon rregullimi i Monumentit të Gjergj Kastriotit

Ka kohë që monumenti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i vendosur në sheshin kryesor të Prishtinës, është dëmtuar dhe askush nga institucionet nuk ka ndërhyrë në rregullimin e tij.
Megjithatë, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka njoftuar që të shtunën (më 12 gusht), në ora 13:00 përfundon projekti i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për rregullimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë. 

Sipas tyre, përveç rregullimit të shkronjave të monumentit, do të shtohen edhe dy elemente tjera kombëtare, të cilat i kanë munguar deri sot monumentit të kryeheroit kombëtar: flamuri kombëtar dhe harta e Shqipërisë së Bashkuar.

Përndryshe, monumenti i Skënderbeut në Prishtinë është vendosur në shesh më 28 nëntor të vitit 2001. 

Check Also

Deputetët e “Shqipërisë” përfaqësohen me simbolet terroriste të Vorio-Epirit në Amerikë

Ish-deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Dionis Fredi Beler …