Kryefaqja / KULTURË / MALËSISË SIME.

MALËSISË SIME.

Me ka marr malli për Malësi!

Si t’ja baj hallit se di,

Per me pa atë vendin tim,

Larg i tretun ne mergim.

Me ka marr malli n’shtëpi me shkua,

Te familja me pushua,

Per me shkue edhe i her te shpia,

Ku bashkohet krejt vëllazenia,

Të gjithë tu qesh e tu ba llafe,

Duke pi duhan, raki dhe kafe,

Me u bashkue prap si dikur,

Me ndegjue ndoni fjal të urtë.
Mirë m’kujtohen fjalet e atij plakut,

Kur naj thoshte rreth oxhakut,

Si pat ndodhe i herë n’Pikal,

Kur Mark Milani pat çue fjalë.
Shumë ushtrin e kam bashkue,

per Pikal dua me kalue,

Fjala Matit i ka shkue,

Hajde hajde o Mark Milani,

Ja kthej fjalen Mat Hasani.
Nuk ja lëshojmë na rrugen kujt,

Per vend tonë t’kalojnë të huejt,

Amanet qe na e la i pari,

Ku shkel shkjau ma nuk bin bari,

Se n’shkall te Gel na kem met dal,

Me ushtri ty aty met nale,

Se sna tremb kollaj as sna myt,

Ty sot do te mbes kafshata ne fyt,

Aty keq ti ke mu thye,

Do te kthejmë ne Kuç pa krye.
M’ka marrë malli me dal n’prag t’deres,

Ta shof vorrin e Vuksan Geles,

Fluturim me dalë ne Suk,

Diku rrug diku pa rrugë,

Fill te vorri për me shkua,

I kunor ne vorr me ja çua,

Dhe me ja prek vorrin me dorë,

Dy tri fjal me ja thanë me goj,

Tash sa shekuj ti ke prit,

I Permendore ty me ta ngrit 

Gjithmonë Grudes ti mej ba drit,

Ne maje te Sukes ku flladi fryn,

Ku pushon aj Baba Ynë.
Me marrë rrugen posht me u nis,

Me ndalue pak ne Selisht,

Larg Selishtit i pat shkue nami,

E pat njoft aj Mark Milani,

Shumë i pat trimat luftar,

Zef Miliqin trim dajllare,

qe e dha jeten per kumar.

Prej Selishtit posht ngadale,

Me marr rrugen per Tergaj,

Ku aty mbledhet Malësia,

Gjimon Kenga dhe alltia,

Ne gurr te Cemit uje me pi,

Qe kurr nuk mundesh me te me u ngi,

Me u la n’Cem pak me u flladit,

Aty shtatin ku e kam rrit.
I dves do shok me mue apo vini,

Te dalim ne Ksheve te Smajl Martinit,

Prej atyj me ra perseshkurtit,

Nga Mileshi i Baca Kurtit,

Drejt per s’drejtit nga Zharrnica,

Ku Mark Milanit si punoj huta as petica,
Me ndihm te Zotit prap me u nis,

Me do shok me dal n’Deçiç,

Nat vend t’shejt ku shumë mbet burri,

Me lavdi u ngrit Flamuri,

Me nejt pak ne at vend te shejt,

Ku Turgut Pasha e pagoj shtrejt,

O Deçiçi i Malësis,

Ti kje nderi i gjithë Shipërisë,

Mbas pesqind viteve ne roberi,

U ngrit Flamuri Kuq e Zi.

Valviti i lir per her te parë.

Ne Deçiçin Legjendar.
Mbas atyj fill me ndime te Zotit,

Per me msy malin e Hotit,

Me e shetitun ball per ball,

Shok e miq edhe kumar,

Ne Traboin ngadal me dale,

Drejt te Kulla me hjek pak mall,

per me pa ate Kull te gurit,

Ku kish le trimi Ded Gjon Luli.
Mka marr malli si gjithmon,

Per me dale ne Triesh en Koje,

Mej shetitun ane per ane,

Me shkue me pa Shqipërinë Nane,

Dhe Kosovën Legjendare,

Ateher prap mu kthye ne Malesi te Madhe.

Dhe me u shlodhe pake ne vend tim.

Ateher prap me ik në gurbet.
Fran Lleshi Ivezaj

Check Also

DERI DJE SYNOHEJ PËR MBROJTJEN E TËRËSISË SË TOKAVE SHQIPTARE, SOT DUHET TË SYNOHET BASHKIMI I POPULLIT TË NDARË

Isuf B.Bajrami Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e këtij trolli, …