Kryefaqja / LAJME / Përkujtohet 84 vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës

Përkujtohet 84 vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës

Sot, shënohet 84 vjetori i vrasjes së ish-kryeministrit  të Shqipërisë dhe arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës. 

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës. Veliu është betuar se me misionin që ka nisur do të punoj dhe do të angazhohet për ta trasuar rrugën e Hasan Prishtinës, drejt bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare. Programi politik i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Platforma për Shqipëri të Bashkuar janë vazhdimësi e rrugës së bashkimit kombëtar, të ideuar nga Hasan Prishtina.

Ja postimi i plotë i kryetarit të LSHB-së

Hasan Prishtina, atdhetar e politikan i pashëmbullt dhe arkitekt i Shqipërisë Etnike

“Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohët dhe të bashkohet kombi im.” – Hasan Prishtina

Nga Tahir Veliu

Hasan Prishtina ishte një atdhetar dhe politikan i pashëmbullt, i sakrificës, ideolog i shquar, udhëheqës i kryengritjeve dhe njëherit njihet si arktiket i Shqipërisë Etnike, për çlirimin dhe bashkimin e të cilës shkriu tërë pasurinë. Hasan Prishtina edhe sot e kësaj ditë mbetet një nder personalitetet më të ndritura të Lëvizjës Kombëtare. Një diplomat i rrallë i kombit shqiptar, i cili shkriu tërë pasurinë, për të bërë Shqipërinë-SHQIPËRI, ndërsa sot klasa politike shqiptare, pa pikë hezitimi është e gatshme të shkrij Shqipërinë, për të bërë pasuri. Ishte veprimtaria e tij e pashëmbullt atdhetare, politike dhe luftarake që përgaditi ngritjen e flamurit në Vlorë dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë Etnike, me kufijtë e saj natyrorë dhe historik.

“Mëmëdheu qanë për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhëtarë.” – Hasan Prishtina

Familja e Hasan Prishtines ishte nga Polaci i Drenicës. Fillimisht farefisi i tij njihej me mbiemrin Berisha, ndërsa tani farefisi i Hasan Prishtinës njihet me mbiemrin Veliu. Familja e Hasan Prishtinës ishte shpërngulur nga fshati Polac në fshatin Mikushnicë te Mangjollët, të cilët janë degë e vëllazërisë Veliu, që kishin prona në fshatin Mikushnicë. Pas tri vitesh, gjyshi i tij Haxhi Ali Berisha ishte shpërngulur në Vushtrri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përseri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan Prishtina. 

“Kanë ardhur çastet kur do të vendoset fati vdekje apo jetë Shqipërisë.” – Hasan Prishtina

Këtë të vërtetë, të pamohueshme historike e ka thënë më së miri Muhamet Pirraku, hulumtuesi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës, i cili shprehet: “E kam shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës,në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe si në burime, ashtu edhe në Kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIU (VELIQI) të Polacit të DRENICËS.”

“Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (…). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja” – Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, “Ora e Shqipnisë”, nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Barbaria serbe në Preshevë, nënat dëmtohen gjatë lindjes, fëmijët shqiptarë nuk i regjistrojnë

“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të …