Kryefaqja / PERSONALITETE / POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

POROSIA E FUNDIT E GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:
-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë thyeji!
Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s’í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin. 
Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe iu drejtua të birit:
-Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.
Gjini i theu të gjitha.
As më i fuqishmi nga ju ,-tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni!”.
Trimat nxorën shpatat dhe thirrën:
Betohemi!
Luftërat për liri vazhduan edhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Check Also

Ajnshtajni’ shqiptar/ 5-vjeçari pranohet nga shoqata botërore e gjenive

Vogëlushi që shikoni në foto është një gjeni. Një gjeni i cili tanimë është pranuar …