Kryefaqja / LAJME / Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Megjithatë, e gjithë kjo punë u konsiderua e paligjshme nga Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për shkak kinse të veprimeve të jashtëligjshme.

Zyrtarët policor iu thanë atyre se nuk ka marrë paraprakisht leje për një gjë të tillë. Ndërsa, këta të fundit thonë se ditë më parë kanë drejtuar kërkesën e tyre në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, por nga këto institucione nuk kanë marrë përgjigje.

Kryetari i kësaj Lëvizje, Tahir Veliu ka thënë se për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente kanë rregulluar pllakën e monumentit, me vetëfinancim, njëherit duke shtuar edhe flamurin kombëtar dhe hartën e trojeve shqiptare të kohës së Skënderbeut.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ndërmarrë një aksion mbarëkombëtar për rregullimin e bustit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ne kemi kërkuar leje nga organet kompetente janë përgjegjëse për monumente të tilla. Në mungesë të vullnetit të tyre, ne kemi ndërmarrë aksionin dhe me mjetet tona personale kemi rregulluar këtë objekt. Kemi shtuar edhe një element tjetër flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së bashkuar.., Ndërsa Policia e Kosovës qëndron këtu, ne e kemi bërë një kërkesë, kërkesa për rregullimin e bustit, por ata nuk e kanë aprovuar pikërisht për shkak se iu pengon kjo hartë dhe ky flamur”, u shpreh ai. /Indeksonline

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Barbaria serbe në Preshevë, nënat dëmtohen gjatë lindjes, fëmijët shqiptarë nuk i regjistrojnë

“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të …