Kryefaqja / OPINION / Shkronjat po shkëlqejnë, mu si shpata e Gjergjit!

Shkronjat po shkëlqejnë, mu si shpata e Gjergjit!

Nga Ismet Sopi

Prishtinë, më 12 gusht 2017
Autoritetet komunale, jo vetëm të kryeqytetit, por edhe ato nëpër komunat tjera të Kosovës, duhet t’i kushtojnë rëndësi më shumë mirëmbajtjes së shtatoreve të heronjëve që kanë kontribuar, sakrifikuar dhe kanë rënë për çështjen tonë kombëtare. Gjergj Kastrioti i tejkalon edhe kufijtë kombëtar. Afër dy vjet shkronjat kanë qenë fare të palexuara në bazamentin e shtatores së kryeheroit tonë. Jo rrallë, politikanët votat i kanë fituar nga qytetarët, pikërisht duke u thirrë në personalitetet tona kombëtare dhe sakrificën e tyre. Madje, shumë afër kësaj shtatoreje janë objektet kryesore të shtetit. Nuk dua të besoj se çështja e mosmirëmbajtjes ka motive tjera, edhe pse ka shumë arsye që lë për të dyshuar.
Besoj se sot, ata, pa përjashtim, do të skuqen dhe të turpërohen kur të kalojnë afër shtatores për neglizhencën e tyre deri në përbuzje për kryeheroin!

Faleminderit Tahir Veliut nga Polaci i Skënderajt për nismën dhe përfundimin e kësaj pllake si dhe gjithë donatorëve që kanë kontribuar për këtë qëllim!

(Foto: Antoneta Sopi)

Check Also

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët!

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe më Misterioz se …