Kryefaqja / OPINION / SIBELA ALIMOVSKA, VAJZA SHQIPTARE QË PO LUFTON PËR MANASTIRIN(VIDEO)

SIBELA ALIMOVSKA, VAJZA SHQIPTARE QË PO LUFTON PËR MANASTIRIN(VIDEO)

Të diskriminuar nga maqedonasit dhe nga pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, të injoruar nga Tirana dhe Prishtina, që nuk e shohin të arsyeshme të hapin një konsullatë nderi siç kanë hapur shumë vende tjera, intelektualët e Manastirit kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre.
Pak shpresë dhe optimizëm lidhur me fatin e shqiptarisë në Manastir ka kthyer shoqata joqeveritare me emrin simbolik “22 nëntori”. Kjo shoqatë, që tubon intelektualët shqiptarë, udhëhiqet nga aktivistja e sektorit civil në këtë qytet, Sibela Alimovska.
Për dallim prej shumë bashkëmoshatarëve të saj nga Manastiri, që vendosin të migrojnë në Amerikë dhe Australi, Sibela ka vendosur të qëndrojë në qytetin e të parëve. E jo vetëm kaq. Duke formuar shoqatën “22 nëntori”, ajo synon të krijojë një vatër rezistence ndaj tendencave për zhdukjen e gjurmëve shqiptare në qytetin e konsujve.

Check Also

Ndershmëria është fuqi dhe vlerë më fisnike e njëriut!

Ndershmëria është fuqia dhe vlera më fisnike e një njeriu,i cili vendos mbi një sjellje …