Kryefaqja / LAJME / Veliu: Agjenti grek Janullatos është përgjegjës për tentim vrasje ndaj At Nikolla Markut

Veliu: Agjenti grek Janullatos është përgjegjës për tentim vrasje ndaj At Nikolla Markut

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka akuzuar agjentin e asfalisë greke, kryepeshkopin e vetëshpallur dhunshëm, Anastas Janullatos, i cili në vazhdimësi angazhohet për jetësimin e planëve shoviniste greke për helenizimin e jugut, tjetërsimin e shqiptarëve dhe ende mban peng Kishen Ortodokse Shqiptare.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përkrah kërkesën e At Nikolla Markut, që kisha autoqefale kombëtare shqiptare të drejtohet nga një Kryepeshkop me gjak shqiptari.

Ja postimi i plotë i kryetarit të LSHB-së:

Tentim vrasja ndaj At Nikolla Markut, erdhë si pasojë e mos guximit të organizatës terroriste greke “Agimi i Artë” për të hyrë në brendësi të territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Ardhja e shovinistëve grekë u parandalua pikërisht përshkak të kundërpërgjigjes së fuqishme të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Tentim vrasja ndaj At Nikolla Markut, nuk ishte i vetmi akt kriminal i 3 ditëve të fundit, fillimisht ka pasur dy raste të tjera; njëri nga Ambasada greke në Tiranë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë të cilat kanë tentuar eliminimin tim dhe disa anëtarëve të LSHB-së, si pjesë e planit terrorist grekë për eliminimin e atyre, që hapur kundërshtojnë politikën shtetërore terroriste të Greqisë shoviniste.

Check Also

Mielli serb pushton Shqipërinë. Buka jashtë standardit

Fabrikat e blojës panë rënie dyshifroreve të xhirove vjetore më 2016, si pasojë e konkurrencës …