Kryefaqja / LAJME / Veliu dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Veliu dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Sot në Prishtinë kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, z. William Walker.

Gjatë takimit të sotëm, z. Veliu e njoftoj ish-ambasadorin rreth Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Platformës për Shqipëri të Bashkuar dhe aktivitetëve të tjera kombëtare. Z. Walker dhe z. Veliu poashtu vizituan monumentin e sapo rregulluar të kryeheroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Z. Walker vlerësoi lartë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit dhe njëherit u shpreh i knaqur pllakën e re të kryeheroit, e cila është rregulluar ditë më parë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, z. William Walker poashtu i shprehi mirënjohje z. Veliu për shpalljen “non grata” nga autoritetet serbe dhe greke, duke vlerësuar se kjo tregon qartë politikën e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve. Veliu dhe Walker u pajtuan të vazhdojnë takimet e përbashkëta për bashkimin e shqiptarëve.

Një një postim në rrjetin social Facebook, Veliu e ka cilësuar z. Walker hero të gjallë të shqiptarëve. Walker ka sensibilizuar spektrin ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës dhe i tregoi botës se Serbia po bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë./Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Dëmtohet “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kastriot Berishaj premton rregullimin e pllakës

Ka kohë që monumenti i arkitektit të Shqipërisë Etnike Hasan Prishtinës , i vendosur përballë …