Kryefaqja / LAJME / Veliu, kërkesë kryebashkiakut të Vlorës, Z. Leli, …

Veliu, kërkesë kryebashkiakut të Vlorës, Z. Leli, …

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Z. Tahir Veliu i ka paraqitur kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Z. Dritan Leli një kërkësë, përmes së cilës kërkon autorizimin nga drejtoria përgjegjëse në varësi të bashkisë, për të rregulluar shkronjat në Pllakën e Përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Isa Boletinit.

Sipas burimeve të redaksisë së Vlora Neës, kërkesa është paraqitur me shkrim pranë Bashkisë Vlorë.

Gjithashtu, Kryetari i LSHB –së, Z. Veliu e ka bërë publike kërkesën drejtuar Kryebashkiakut Leli, në rrjetijn social “Facebook”.

Ja statusi i Veliut:“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kërkesë: Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Z. Dritan Leli

I nderuari kryetar i Bashkisë së Vlorës Z. Leli,

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ju drejtohet më respekt të veçant mirëkuptimi dhe kërkon nga drejtoria përgjegjëse në varësinë tuaj Z. Leli, që të rregullohet Pllaka e shkronjave në bazamentin e Përmendores së Heroit tonë Kombëtar, figurës emblematike që luftoi dhe mbrojti Pavarësinë e Shqipërisë, frymëzuesit të brezave për bashkimin e Shqipërisë, heroit kombëtar, Isa Boletinit.

Kryetar mbesim me shpresë se kërkesa e drejtuar në emër tuaj të shqyrtohet dhe të miratohet për rregullimin e shkronjave te përmendorja e heroit Isa Boletini, e cila meriton një përkujdesje institucionale.

Më respekt,

Tahir Veliu

kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Skandaloze: Ilir Meta vizitë në Shkup. Përdhoset flamuri kombëtar

Kryetari i Shqiperisë, Ilir Meta sot do të vijë për vizitë në Maqedoni ku do …