Kryefaqja / LAJME / SPORT / Babai i Autochthonousit ka një mesazh për tifozët dhe lojtarët e kombëtares

Babai i Autochthonousit ka një mesazh për tifozët dhe lojtarët e kombëtares

Bardhi: Me zemër për Ismail Morinën-Ballistin.Frrok Bardhi, një aktivist i shquar për qështjen kombëtare, njëheri edhe kryetar i degës së LSHB-së për Tiranë, me rastin e zhvillimit të ndeshjes kualifikuese për botrorin Rusia 2018, që do të zhvillohet në Strumicë, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, përmes gazetës kombëatre “Bota Sot”, iu ka drejtuar me një mesazh tifozëve “Kuq e Zi” si dhe lojtarëve të kombëtares tonë. Z. Bardhi ka theksuar se sot (e marte) tifozët kuq e zi, do të duhet të tregojnë përkrahjen e tyre maksimale për Ismail Morinën, njeriun që e dergoi Shqipërinë në Francë, në kampionatin evropian.
Po ashtu lojtarët tanë, duhet të luaj me shpirt, per t’i dhuruar një fitore kombëtares tonë, që do të jetë më shumë se gëzim, do te jëtë përkrahje për Ismail Morinën-Ballistin, i cili është ndaluar tani më shumë se dy muaj nga autoritet kroate, dhe gjykatat në Kroaci janë duke e shqyrtuar vendimin për ekstradimin e tij në Serbi, me kerkesën e kësaj të fundit.
Ndërsa reagimet kanë qenë të ashpra nga opinion shqiptar por edhe nga vetë institucionet e shtetit shqiptar, që e kanë kundërshtuar një kerkesë të tillë nga Serbia, dhe i kanë bërë thirrje drejtësisë së Kroacisë për ta mos bërë një ekstradim të Ballistit, përshkak se jeta e tij do të rrezikohej seriozisht. 
Por, Frrok Bardhi, nuk është i knaqur me përkrahjen që po i ipet Ismail Morinës-Ballistit nga institucionet shqiptare, ai kerkon që kerkesa e shtetit shqiptar drejtuar Kroacisë, për mos ekstradimin e Ballistit në Serbi, të jetë më këmbngulëse. Ai bëri shumë për shqiptarët, për Shqipërinë, ne duhet të bëjm gjithcka për Ballistin, Ismail Morinen, të gjithë shqiptarët kudo që janë,ka theksuar z.Bardhi. Për lexuesit e gazetës tonë, kombëtares “Bota Sot”, duhet ta potencojmë se Frrok Bardhi, pas ngjarjes në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, e pagzoi djalin e tij të sapolindur me emrin Autochthonous, ndersa ideatori i flamurit “Autochthonous” që e ngriti në stadiumin serb në Beograd, Ismail Morina-Ballisti, është nun i Autochthonousit, deri sa këtij të fundit iu është kushtuar edhe një këngë të cilën e kanë realizuar artistët më të njohur të estrades shqiptare si Kastriot Tusha, Edmond Zhulali, Agim Doçi e Reshat Arbana.

Check Also

Refuzoi Gjermaninë për Shqipërinë, talenti i Kombëtares rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Hoqa dorë edhe nga nënshtetësia serbe, zemra zgjodhi kuqezinjtë

Është pjesë e Shpresave U-21 dhe shihet si një ndër futbollistët më premtues jo vetëm …