Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / BANORËT E KRYEQYTETIT AKUZOJNË MINISTRIN SERB SE I KA TORTURUAR GJATË LUFTËS

BANORËT E KRYEQYTETIT AKUZOJNË MINISTRIN SERB SE I KA TORTURUAR GJATË LUFTËS

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, raporton KTV.
Banorët e ndërtesës në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për KTV-në torturat që thonë se Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.
Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada, Fexhrije Beqiri mund ta kujtojë fytyrën e Nenad Rikallos, i emëruar ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Po qeky është veç atëherë ka qenë më i dobët”, nisë rrëfimin Beqiri.
Familja Beqiri jeton në katin e shtatë të kësaj ndërtesë në Kurriz të Dardanisë tash e disa dekada. Në katin e njëjtë, në numër 45, jetonte edhe Nenad Rikallo.
Gjithçka që mund të kujtojë zonja Beqiri nga Rikallo, atëherë i ri, janë torturat dhe maltretimet ndaj banorëve shqiptarë.

“Gjithçka kanë bo vallahi, ka bo vaki i kanë shti djemtë me i fshi shkallët fun e nalt. Dalsha qetu mos po i mytin. Më thanë hin mrena se ta bojmë ma zi se këtyre”, rrëfen zonja Beqiri.
Djali i saj, Festimi, i ka të freskëta përjetimet për dy skena të torturave nga Rikallo, e njëra prej tyre përfshin edhe drejtimin e armës ndaj babait të tij, tashmë të ndjerë.
Në secilin kat të kësaj ndërtese ka banorë që kujtojnë tmerrin e përjetuar nga e gjithë familja Rikallo.
“Nenadi u kon përfaqësues i Beretave të Kuqe, paramilitar bashkë me vëllain e vet Goranin. Baba i tij Radishavi u kon oficer shumë i naltë në policinë serbe”, ka thënë Festimi.
Ata që pranojnë të flasin e kujtojnë ta kenë parë ministrin e ri, gjithmonë në uniformë.
Banorët këtu janë shokuar kur e kanë parë Rikallon të jetë renditur në mesin e ministrave të qeverisë së re dhe kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm.
Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së për koment ndaj akuzave.

Check Also

Mielli serb pushton Shqipërinë. Buka jashtë standardit

Fabrikat e blojës panë rënie dyshifroreve të xhirove vjetore më 2016, si pasojë e konkurrencës …