Kryefaqja / LAJME / SPORT / Futbollisti i ri i kombëtares: As nuk ja kisha idenë që isha shqiptar

Futbollisti i ri i kombëtares: As nuk ja kisha idenë që isha shqiptar

Ivan Balliu as nuk e kishte imagjinuar në kohën kur luante me të rinjtë e Spanjës që një ditë do të përfaqësonte Shqipërinë. Mbrojtësi i djathtë i Metzit që ka mbushur 25 vjeç u grumbullua nga trajneri Kristian Panuçi dhe diçka e tillë ishte surprizuese për lojtarin në prag të sfidave me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.
Por, historia e tij është shumë pak a shumë kurioze. Balliu nuk e dinte që rrënjët e tij i kishte shqiptare, por Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi që lojtari kishte prejardhje shqiptare dhe në këtë mënyrë mund të përfaqësonte Kombëtaren kuqezi.
“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për rrënjët e mia. Kjo gjë është tipike shqiptare. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse kisha humbur kontaktet me këtë pjesë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për gazetën “Marca”. /Joq

Check Also

Refuzoi Gjermaninë për Shqipërinë, talenti i Kombëtares rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Hoqa dorë edhe nga nënshtetësia serbe, zemra zgjodhi kuqezinjtë

Është pjesë e Shpresave U-21 dhe shihet si një ndër futbollistët më premtues jo vetëm …