Kryefaqja / HISTORI / Hartat në arkivat greke, Shqipëria shtrihet deri në Prevezë

Hartat në arkivat greke, Shqipëria shtrihet deri në Prevezë

Është zbuluar një hartë të fillimit të shekullit XX ku territori deri në Prevezë njihet si zonë e Shqipërisë
Edhe pse Greqia prej vitesh pretendon se territoret e saj janë uzurpuar nga shqiptarët, fakte të reja dalin në dritë që hedhin poshtë teorinë e ngritur prej tyre. Këto fakte nuk dalin nga studiues shqiptarë as nga arkivat e Shqipërisë, por nga vetë arkivat e shtetit grek. Gazeta “Kombëtare” ka arritur të siguroi një hartë të fillimit të shekullit të XX, e cila gjendet në Arkivën Shtetërore të Greqisë.
Harta në fjalë paraqet relievin e ishullit të Korfuzit dhe përballë tij në territorin që nis nga Konispoli deri në Prevezë shkruhet në gjuhën frënge, Epiri ose Shqipëria e ulët. Më këtë fakt, provohet dhe një herë se të gjitha pretendimet e ngritura nga Greqia nuk kanë asnjë mbështetje historike dhe dokumentare. Janë vetë arkivat e shtetit fqinj, të cilat konfirmojnë faktin se ky territor, i zënë sot nga Greqia dhe i njohur me emrin Çamëri ka qenë pjesë e Shqipërisë. Por me këtë fakt, rrëzohet dhe teza shekullore e Greqisë se Epiri është Greqi.

Check Also

Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.

Aleksandri i Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur …