Kryefaqja / INTERVISTA / Intervist me këngëtarin e mirënjohur nga Malësia e Madhe z. Lindon Camaj(video)

Intervist me këngëtarin e mirënjohur nga Malësia e Madhe z. Lindon Camaj(video)

Malësia e madhe e Mbi Shkodrës shquhet për traditën e saj në shërbim të atdheut dhe ka një qytetërim të mirëfillet që e bënë krenar malësorin më bujarin e mikpritjes, zotësisë me i dal zot atdheut më pushkë e më penë dhe traditën e këngës dhe valles shqipe të trashiguar brez pas brezi. 

Stafit të Portalit Shqipëria e Bashkuar.al gjatë këtyre pushimeve verore i rastisi të takoi shumë këngëtar e vallëtar që me imazhet e tyre në valle e në këndim e mahniten publikun shqiptar më diverzitetin kulturor nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

 


Lindon Camaj & Frasher Racaj

Kësaj radhe përzgjohem këngëtarin e mirënjohur nga Malësia z. Lindon Camaj për një intervist të shkurtër i cili i mbushi me duartrokitje frenetike zemrat e artdashëve shqiptar. 
Shqipëria e Bashkuar.al : z. Lindon Camaj ju vini nga Malësia e madhe cila është arsya që ju filluat këngën dhe kur filluat më këndimin?
L. Camaj: Une vij nga një krahin shqiptare që lind e rrit talenta të mëdhaj që në skenen shqiptare zëjnë një vend të merituar. 

Unë kam lind më këngën prandaj unë nuk e zgjodha muziken por muzika hyri në mua dhe që nga mosha e fëmijërisë u kalita më këngën, u burrërova më heroizmin e gjysherëve të mij dhe të krahinës së Malësisë, kënga më shoqëroi tërë jetën.


Shqipëria e Bashkuar. al: Krahina e Malësisë shquhet nga tradita si është besa, burrërija, mikpritja, trimërija, ku e gjenë motivimin për këngën?
L. Camaj: Krahina e Malësisë është interesante dhe ka një histori të pasur që të jep frymëzim dhe krenari, prandaj edhe kur këndoi e ndjej forcën dhe mbushëm plot frymëzim për kohen për brezat e për vargun e fuqishëm të poetit tekst shkrues dhe komponimet e kompozitorëve që janë pjesë e suksesit tim.


Shqipëria e Bashkuar. al : Jeta në Malësi është kogja e vështir kur dihet së papunësia është kogja e lartë, si po ja del ti Lindon me përballu këtë jetë?
L. Camaj: Është fakt së situata në Mal të zi është problematike e sidomos për ne shqiptarët është edhe ma e vështir së papunësia është mjaftë e lartë, por unë ja dal disi falë koncertëve, dasmave që mbahen këtu në Malësi, Shqipëri e në Kosovë, por unë e kam edhe menagjerin dhe sponzorin gjeneral Peti Camaj që jeton në SHBA dhe ai i sponzorizon të gjitha këngët dhe videoklipet e mija që kan një kosto mjaftë të lartë ku edhe e falenderoi fort për së forti.


Shqipëria e Bashkuar. al: Cilat tema i përmbajnë këngët tua?
L. Camaj: Këngët e mija i përmbajnë temat e muzikës së lehtë, nga gurbeti dhe ato patriotike që e mbajnë malësorin fort të lidhur për Malësinë, ku dihet së më teper së gjysma e banorëve të Malësisë jetojnë në SHBA dhe në vende tjera. 


Shqipëria e Bashkuar. al: Në cilat vende prezentohesh më këngë pasiqë populli shqiptar ka një hart kogja të gjërë ?
L. Camaj: Kudo në trojet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët dhe në diaspor, si në Malësi, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Tetovë e në qytete të ndryshme aty ku me jepet mundësia por edhe në diaspor ku paraqitem me këngë të përzgjedhura të gurbetit e patriotike.
Shqipëria e Bashkuar. al: A ke bashkpunim me diasporën shqiptare?
L. Camaj: Bashkpunimi me diasporën është një cikel i pandalshëm dhe vazhdon ku ne jemi krenar për diasporen e cila e ndihmon dhe investon vazhdimisht në atdhe për çka e falemenderojmë për së forti sepse është zemra jonë.


Shqipëria e Bashkuar. al: Si zhvillohet jeta kulturore në Malësi?
L. Camaj: Jeta kulturore në Malësi është mjaftë e ceket edhe pse funksionojnë disa Shoqëri Kulturore Artistike të cilat mjaftë mirë në bazë të kushteve që i disponojnë e mbajnë gjall këngën dhe vallen e bukur shqipe, e mbajnë etnografinë e trashiguar brez pas brezi që nga pellazgët të iliret e deri në ditet tona sepse dihet fare mirë së Xhubleta është e vjetër më teper së 3000 vjet dhe sot ruhet dhe prezantohet si veshja autoktone më e vjetra në gadishullin Ilirik për çka mburremi ne malësoret e Malësisë së madhe.


Shqipëria e Bashkuar.al: Për në fund cilat janë projektet e tua për të ardhmen?
L. Camaj: Projektet e mija për të ardhmen jan dy këngë të reja të cilat pres me i realizu së shpejti dhe disa koncerte të mëdha në SHBA. 
Në emer të portalit Shqiperia e Bashkuar.al të falemenderoi për intervisten dhe të uroi suksese në të ardhmen. 

L. Camaj: Ju falemenderit dhe ju uroi për punen e madhe në shërbim të informimit dhe kopaksisë kombëtare.

Intervisten e realizoi: Frasher Racaj nga Shqipëria e Bashkuar.al

Këtu po i postojmë disa nga këngët e mrekullueshme të këngëtarit nga Malësia z. Lindon Camaj:


Check Also

Veliu: Sot ka ardhë koha e shqiptarëve të bashkuar, të cilët nuk njohin kufijtë e imponuar

Në një intervistë të dhënë për KosovaGraf kryetari i LSHB-së Tahir Veliu ka folur për …