Kryefaqja / LSHB / Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar është obligim hyjnor i shqiptarëve

Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar është obligim hyjnor i shqiptarëve

Shqiptarët kanë shumë detyrime të papërmbushura karshi Atdheut dhe Zotit. Detyrë e parë e çdo shqiptari është t’i shërbejë me përkushtim e perulësi Atdheut: aspiratës hyjnore për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar. Besoj fuqishëm se populli shqiptar është besimtar i devotshëm i çështjes së vet kombëtare dhe është i gatshëm të sakrifikoj për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar, si vullnet i natyrshëm i popullit shqiptar dhe i vet Zotit.

Çdo shqiptar ka obligim hyjnor që kombin ta mbajnë të bashkuar, të ruaj traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto të mos i lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja.

Qëllimi i vetëm i çdo shqiptari është t’i shërbej atdheut të tij, pra jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Ai që nuk bënë gjithçka dhe nuk jep gjithçka për ta bashkuar Shqipërinë; ai i ka mohuar gjithçka vetvetës dhe familjes.

Atdheu është i përjetshëm. Tradhëtarët, zuzarët, sabotuesit, denigruesit, spiunët dhe kolaboracionistët e pushtuesëve nuk përfaqësojnë askënd, përveç interesave të armiqve.

Megjithatë, sot po përhapet një vizion i pastër shqiptar, i prirë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, që bazohet në vlerat autoktone shqiptare; në vlerat e besës, bashkimit e sakrificës dhe që kategorisht hedh poshtë anti-vlerat e importuara, që në vazhdimësi kanë pasur si qëllim shkombëtarizimin e tjetërsimin e shqiptarëve, tkurrjen e territorit etnik dhe zhdukjen e qenies kombëtare shqiptare.

Jemi duke punuar me vullnet të mirë, ndërgjegje të pastër dhe besim të plotë në kuadër të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, drejt ndryshimeve pozitive për të ardhmen e kombit. Por, këtë duam ta bëjmë me ju. Ne, të bashkuar jemi të pathyeshëm. 

Koha nuk pret! Tani është momenti historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si komb dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar. Të bashkohemi rreth Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe të punojmë së bashku për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit Gjithëkombëtar të Vlorës!

Alternativa e klasës politike servile dhe anti-kombëtare shqiptare për integrime “euro-atlantike” dhe demagogjia e tyre se kinse shqiptarët do të bashkohen në Bashkimin Europian, nuk është asgjë tjetër veqse alternativë e dyshimtë, ide e rrëzikshme për egzistencën tonë kombëtare, e dështuar, totalisht në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare shqiptare dhe aspiratën e natyrshme të kombit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar. 

Shqipëria e Bashkuar është garantuesi i vetëm i zhvillimit ekonomik e kulturor kombëtar dhe parandaluesi i vetëm i tkurrjes së terësisë territoriale të trojeve shqiptare, copëtimit e ricopëtimit të trojeve shqiptare, shkombëtarizimit, asimilimit, çorientimit kombëtar, degradimit të shoqërisë shqiptare dhe përbuzjes së eurokolonialistëve modern.

Strategjia e deritanishme e pabarabartë dhe e paqëndrueshme për integrime europiane, tashmë veq ka dështuar, prandaj shqiptarët kanë nevojë për një strategji të re politike mbarëkombëtare dhe të qëndrueshme me SHBA-në, si domosdoshmëri e kohës, përball mospërfilljes së shqiptarëve nga Bashkimi Europian. 

Tahir Veliu 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

KOALICIONI NË MES LËVIZJES BESA DHE APSH-së

Koalicioni në mes Lëvizjes BESA e udhëhequr nga z.Bilall Kasami me Aleancën Për Shqiptar e …