Kryefaqja / LAJME / SPORT / Njihuni me skuadrën arbëreshe të Kategorisë së Dytë në Itali, kanë simbol shqiponjën dhe i këndojnë Skënderbeut

Njihuni me skuadrën arbëreshe të Kategorisë së Dytë në Itali, kanë simbol shqiponjën dhe i këndojnë Skënderbeut

Klube futbolli shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë.San Giorgio Piana është një ndër to. Skuadra aktualisht është pjesë e Kategorisë së Dytë siçiliane dhe përfaqëson komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshvet), në Palermo.
San Giorgo është një ekip tipik shqiptar, teksa në logo të fanellave mban shqiponjën, ngjyrat i ka kuqezi, ndërsa ultrasit i këndojnë Heroit Kombëtar Skënderbeut.
Edhe pse larg origjinës, lojtarët nuk harrojnë të flasin shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut.
Fakti që ekipi luan në ligat inferiore nuk i ndalon tifozët që të shkojnë në stadium, përkundrazi ata janë gjithmonë aty, në mbështetje të skuadrës, duke kënduar për ngjyrat kuqezi.

Check Also

Shqipëria drejt Botërorit 2018, FIFA dënon Spanjën?

Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm …