Kryefaqja / OPINION / VETËM ME SYRIN NË SHENJESTËR E ME SHQIPERINË NË ZEMËR TË ARDHMEËN DO TA KEMI TË SIGURT

VETËM ME SYRIN NË SHENJESTËR E ME SHQIPERINË NË ZEMËR TË ARDHMEËN DO TA KEMI TË SIGURT

Po jetojmë në ditët kur përbaltet e mira dhe vleresohet e keqja, përbalten atdhetarët dhe nderohen anti atdhetarët, përbalten trimat e vlerësohen frikacakët, përbalten heronjët dhe lavderohen mercenarët, përbalten dëshmorët dhe lavderohen tradhëtarët. E verteta historike zevendësohet me shpifjen dhe gënjeshtrën.

     

Flamuri kombëtar u ngroh me gjakun e dëshmorëve, prandaj nuk ka forcë të errët që përbaltë ëndrrat e dëshmorëve. Ato as vriten dhe as shuhen, por ato përherë do të ndriçojnë ndër breza. Një fjalë e moçme thot: secila kohë e madhe i ka heronjët e vet të medhenj, edhe brezi ynë lirisë i fali dëshmorë e heronj.
Rruga drejtë realizimit të aspiratave tona kombetare, sigurisht që vazhdon. Betimi nuk shkelet se nuk na lejon gjaku i derdhur ndër shekuj. Që Shqipëria dhe çeshtja shqiptare të jetë në ketë gjendje pos armiqve shekullor, grabitçarë të tokave tona fajin e ka edhe bima e egër brenda kombit tonë. Sigurisht që fajin kryesor e kanë ato vende nga ku u morën vendime për coptimin e trojeve shqiptare. 

Europa as sot nuk e ka ndërmend ti ndreq padrejtësitë që i bëri në kurriz të kombit shqiptarë, prandaj ne duhet të jemi tepër të vemendshëm në veprimet tona. Ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë dhe shumë të mençur dhe çdo hap i yni duhet të jetë i matur mirë në mënyrë që ta detyrojmë Europën Plakë që gabimet e bëra ndaj shqiptarëve nga politikan të atëhershem të qelbur në pa drejtesi e krim, ti ndreqin sot përmes klasës se re politike të cilët u kanë shpall luftë të pa kompromis padrejtësive në gjithë botën. 

UÇK-ja e luajti këtë rol shumë mirë, prandaj arriti ta bëjë aleat NATO-n. Besoj se kështu duhet të veprojmë edhe sot me Europën në mënyrë që e drejta jonë të vie në vend me sa më pak pasoja. Mirpo Europën nuk mund ta bindim me lutje e duke ndenjur duar kryq, ajo don zor, e don vendosmerinë tonë, seriozitetin tonë, gatishmerinë tonë deri në sakrificë. A jemi gati të sakrifikojmë edhe nji herë për çeshtjen tonë për kombin tonë, për atdheun tonë?!. Unë i lus shqiptarët që sot më shumë se kurrë të jënë të bashkuar dhe të gatshëm për të derdh gjak, djersë e mendje në sherbim të ribashkimit të trojeve të lashta stërgjyshore.
NJË KOMB, NJË ATDHE, NJË GJUHË, NJË FLAMUR
Nexhmi Lajçi

Check Also

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët!

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe më Misterioz se …