Kryefaqja / KULTURË / 7 THUPRAT E BABAIT

7 THUPRAT E BABAIT

Historinë e atdheut e kishin shkruar 7 thuprat e babait tim
Nuk e kisha forcën e asnjë bajlozi t´i theja të tërat

Dheu nuk më lënte të rrija brënda tokës së tij 

Pa qenë besnik ndaj zotit dhe fjalës së dhënë babait.
Me 7 thuprat e babait ndertova shtëpinë e durimit rugovian

Deri sa më erdhi koha jashariane e bacit Adem njëherë në njëqind vjet

Kurrë nuk i dihet fjalës kur dhemb e kur shëron plagët e betejave të lirisë

Me jetën time kurrë nuk pata kohë të mirrëm as edhe në ëndrra.
Të tjerët na gjykuan kur ne kihim frikë të ecnim pa ditur fundin e saj

Nuk gjenim pak vend për varr në tokën që zotnat na kishin premtue në vend të lirisë

Por,për ne zot e liri ishte atdheu i pandarë në gjysh e stërgjysh 

Mijëra vjet të rëndë e të rënë në tokën e zotit e të shqipeve.
7 thuprat sot më mbajnë gjallë edhe pse sa herë m´i thyenin gishtrinjtë

Për t´i bashkuar grushtat e m´i në një dorë të vetme si dora e Gjergjit tim

Për t´i ngrit mbi njerëzit e varfër si vet dora e Shën Terezës sonë shqiptare

Sa e dua babain që nuk më fali asgjë nga ëndrrat tij as të miat.
Të vërtetën vetëm atë e kishte të thënë në fuqinë që kishin 7 thuprat

Mua më la kujtim për brezat që do të vijnë pas sëcilës udhë kah kaloj

Më thuani o njerëz të mirë mos i harroni legjendat që flasin gjuhën e zotit

Ato që më mësuan si të jetoj ,si të luftoj dhe si të dashuroj shqip.

1 tetor 2017 ora 23 @ AGIM DESKU

Check Also

Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do …

Leave a Reply