Kryefaqja / HISTORI / Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.

Aleksandri i Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur njerëzimi deri më sot. Sot për të fituar të drejtën e pasardhësit të tij, janë futur në garë shumë kombe, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Aleksandrin dhe Maqedoninë antike. Cila është e vërteta? Cilës etnie i përket ai?
Etniciteti i Aleksanrit të Madh të Maqedonisë 1 – Emri i vërtetë mbretëror i Aleksandrit të Maqedonisë është Mirjamun Aleksandër (Alexander’s royal name Meryamun Setepenra Alexandro) Këtë emër e ka vendosur në një mbishkrim në Egjipt ku thuhet një citim dhe në fund vendoset emri i tij “Horus, the strong ruler, he who seizes the lands of the foreigners, beloved of Amun and the chosen one of Ra –meryamun setepenra Aleksandros”. Emri i Aleksandrit, Mir-jam-un do të thotë nga shqipja Mir-jam-un, jam mir unë. Pra, Aleksandri e ka emrin shqip të pastër.
2 – Babai i tij ishte Filipi II i Maqedonisë, i cili ishte gjysmë Maqedon dhe gjysëm nga fisi ilir i Lynkestëve të cilët banonin rreth liqenit të Ohrit dhe kishin kryeqytet Manastirin e sotëm.
3 – E ëma e tij ishte Mirtali ose Olimpia, princesha e Epirit, i cili në antikitet është quajtur nga autorët antikë grekë si popull “barbar” që ka kuptimin jo-grek, pra që nuk ka të njëjtën gjuhë dhe zakone me grekët dhe janë të shumtë autorët që i kanë quajtur me emrin pellazg. Epiri historikisht është banuar ashtu siç banohet edhe sot në pjesën më të madhe të tij nga rraca shqiptare. 4 – Në të gjitha të dhënat e autorëve antikë, Maqedonia asnjëherë s’është quajtur nga grekët si greke, por si barbare, pra jogreke. Autori Pompe Trogu që ka shkruar një vepër të plotë për Maqedoninë, e cila ka ardhur përmes Justinit, shprehet “Populli quhej pellazg, kurse krahina Beotia”. Straboni i quan me gjuhë dhe zakone të njëjta si maqedonasit dhe epirotët pellazgë. Maqedonasit janë quajtur si paion, por paionët ishin ilirë që tregon se edhe maqedonët ishin ilir. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyre që ndryshonte nga gjuha greke. Ka fakte të forta që ata flisnin me përkthyes dhe se Aleksandri, ushtrisë së vet i fliste maqedonisht dhe grekëve, greqisht, të cilën nuk e zotëronte mirë. Kur ka fakte që maqedonasit flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët atëherë si ishin grek kur nuk flisnin asnjë dialekt greke. Nëse ishte grek pse duhet që Aleksandri të mësonte greqisht?Që këtu del se Aleksandri ishte 100 përqind ilir. Them 100 përqind sepse nga e ëma ishte epirot nga i ati 50 përqind ilir e 50 përqind maqedonas, por siç e pamë maqedonasit ishin pellazgo-ilirë, atëherë në dejet e tij rridhte 100 përqind gjak pellazgo-ilir, pra shqiptar. Historia duhet të thotë të vërtetën dhe t’u japë shqiptarëve meritat që ata kanë në lindjen dhe rritjen e burrave të mëdhenj si Aleksandri. Grekët apo sllavët mund të pretendojnë Aleksandrin vetëm nëse plotësojnë një kusht, nëse në dejet e tyre rrjedh gjak iliro-shqiptar. Kur të vërtetojnë përqindjen e gjakut iliro-shqiptar në dejet e tyre, atëherë mund të pretendojnë se në raport me përqindjen e gjakut shqiptar që kanë, është edhe përqindja që u përket Aleksandri.
Kush është Aleksandri i Madh? Cila është jeta dhe vepra e tij?
Aleksandri lindi në një ditë vjeshte me stuhi në tetor të vitit 356 p.l.k. në pallatin mbretëror të Maqedonisë, ndërsa sipas gojëdhënave të popullit shqiptar ka lindur në Emathia dhe pasi u bë një vjeç, Mirtali e çon në Pela. Disa thonë se Emathia mund të jetë Mat i sotëm, por kjo mund të vërtetohet vetëm nga të dhënat arkeologjike në të ardhmen. Mirtali nëna e tij një natë para martese thuhet se kishte parë në ëndërr se një rrufe shkrepi mbi trupin e saj, ndërsa Filipi pa në ëndërr një natë pas martese sikur vulosi me unazën e tij me kokë luani trupin e Olimpias. Pra, nga ëndrrat që panë të dy prindërti e tij, ishte shkruar se do lindte një njeri i madh. Profecia e Biblës për Aleksandrin Po të shikosh me vëmendje Biblën te profecia e Danielit, lajmërohet që në shek. e 7 p.l.k. lindja e Aleksandrit. Kështu te profecia e Danielit te “Vegimi i dashit dhe Cjapit” thuhet: “Pashë një dash që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut. Asnjë kafshë nuk mund t’i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij, kështu ai bëri atë që deshi, dhe u bë i madh ndërsa kisha parasysh këtë, ja ku po vinte nga perëndimi një cjap që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa prekur tokën. Cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. E pashë që i afrohet, dhe të zëmrohet kundër tij pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t’i rezistuar kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mund ta çliroi dashin nga pushteti i tij. Cjapi u bë shumë i madh, por kur u bë i fuqishëm biriri i tij i madh u thye, në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj që drejtoheshin në të katër erat e qiellit”. Po te Danieli shpjegohet “Dashi me dy brirë që ti ke parë, përfaqëson mbretin e Medisë dhe Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i parë i Javanit dhe briri i madh që ishte mes syve të tij, është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretërit që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij” Dashi ishte mbreti i Medisë e Persisë, të cilët në shekullin e 6 e 5 p.l.k. arritën të vendosin nën vasalitetin e tyre Maqedoninë e Thrakën, por duhet theksuar veç Greqisë. Ndërsa cjapi me një brir është Aleksandri i Madh, i cili mundi mbretin e Persisë, Darin III që na paraqitet me simbolin e dashit. Ky cjap pushtoi Persinë e territore të tjera shumë shpejt, përreth 10 vjet, ashtu siç thuhet aty ku cjapi “përshkonte dheun pa prekur Tokën”, ashtu si e realizoi Aleksandri. Briri i thyer në katër pjesë në drejtimet e erës ishte ndarja e mbretërisë së Aleksandrit nga gjeneralët e tij të një kombësie me të ashtu siç u nda në të vërtetë ndërmjet gjeneralëve të tij Ptolemeut, Lisimakut, Antipatrit, dhe Selekut. Danieli e jep të njëjtën profeci te “Konflikte të ashpra deri në kohën e mbarimit” ku thotë “Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por kur të jetë formuar mbretëria e tij do të coptohet e do të ndahet në drejtim të katër erërave të qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as me po atë forcë me të cilën ai mbretëonte, sepse mbretëria e tij do të çrrënjoset do t’u kalojë të tjerëve dhe jo trashëgimtarëve” Mbretëria e tij u ndaj midis katër gjeneralëve, por të së njëjtës kombësi me të, dhe jo midis trashëgimtarëve të tij, ashtu si ndodhi në realitet, sepse djemtë e tij nuk trashëguan asgjë. Dhe sa për sqarim me emrin Jovan, Zoti në Bibël ka quajtur nipin e Nohut të birit të Jafetit që mitologjia thotë se pellazgët e mbajnë si gjyshin e tyre. Duke qenë se Aleksandrin në Bibël e quan bir të Jovanit, atëherë me këtë emër kuptohet popullsia pellazge e Maqedonisë e rrethinat gjë që vërteton se kjo popullsi është aq e vjetër, sa thonë dhe grekët e lashtë, të cilët thonë se me parë ka dalë pellazgu në tokë, se sa hëna. Pra, dhe para Zotit, Aleksandri s’ka të bëjë me kombësi tjetër, veç asaj më të vjetër evropiane që është quajtur pellazge që nuk është e ardhur por vendase. Zoti bën fjalë për një mbret, populli i të cilit ka aty që nga koha e Nohut, dhe s’është i ardhur siç janë disa kombe që sot pretendojnë se janë pasardhës të Aleksandrit. Zoti të birin e Jovanit, pra Aleksandrin, në Bibël e quan cjap, edhe Pirroja dhe Skënderbeu në kapelet e tyre vunë kokën e dhisë është kjo rastësi apo ata e kanë njohur Shkrimet e Shenjta ku flitet për të. Kjo është një temë interesante, që meriton të diskutohet më thellë. Një tjetër simbol që ka pasur Aleksandri, ka qenë shqiponja, të cilën e përdori si Pirroja dhe Skënderbeu, dhe sot shqiptarët e kanë në flamur dhe emrin e shtetit. I dhanë këto detaje për të kuptuar lexuesi se sa i rëndësishëm është Aleksandri në hsitorinë botërore dhe atë të Zotit.

Check Also

Viti 1820: Harta britanike e Shqipërisë Etnike, para krijimit të Greqisë artificiale

Një hartë e veçantë gjendet në dokumentet britanike, e vjetër rreth dy shekuj, e cila …

Leave a Reply