Kryefaqja / OPINION / CIA: JA SI U TENTUA BASHKIMI SHQIPËRI-KOSOVË MË 1953 DHE SI TITO EKZEKUTONTE SHQIPTARËT QË NUK I BINDESHIN, LËVIZJET TREGTARE GJATË REGJIMIT KOMUNIST

CIA: JA SI U TENTUA BASHKIMI SHQIPËRI-KOSOVË MË 1953 DHE SI TITO EKZEKUTONTE SHQIPTARËT QË NUK I BINDESHIN, LËVIZJET TREGTARE GJATË REGJIMIT KOMUNIST

CIA ka deklasifikuar një tjetër dokument sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi dhe trajtimin e shqiptarëve të Kosovës. Aty tregohet se si pati disa tentativa nga grupet shqiptare kundër Jugosllavisë për bashkim Shqipëri-Kosovë, ndërsa dëshmohet se si regjimi i Tito ekzekutonte shqiptarët që nuk i bindeshin.
Shqiptarët në Jugosllavi 1953
Pas prishjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, autoritetet jugosllave nisën politikën e mirësjelljes ndaj refugjatëve që vinin nga Shqipëria, dhe të bindjes së tyre për të qëndruar në Jugosllavi. Ata u ofronin të mira materiale refugjatëve në këmbim të nënshkrimit të një deklarate kundër qeverisë së Shqipërisë dhe pas nënshkrimit, emrat e tyre publikoheshin në gazetat dhe transmetoheshin në radio, gjë eliminonte mundësinë e tyre për t’u kthyer ndonjëherë në Shqipëri. Por premtimet e qeverisë jugosllave harroheshin shpejt dhe refugjatët nuk merrnin paratë e premtuara, ose akuzoheshin për keqinformim të kosovarëve dhe burgoseshin apo transferoheshin në lokalitete të tjera ku mbaheshin nën survejim. Të tilla janë rastet e profesor Serafin Mazreku, shtatëdhjetë vjeçar me shumë bij, që kishte ardhur nga Shkodra, Muharrem Imeraj nga Tepelena, apo Hysni Selmani dhe familja e tij, të cilat u akuzuan se punonin për llogari të qeverisë së Hoxhës, edhe pse prej saj kishin marrë arratinë nga Shqipëria. Mes viteve 1945-1947 u zhdukën shumë figura të tjera nacionaliste antikomuniste në Jugosllavi, si Ymer Berisha, Gjon Sereqi apo Kapiten Rudi. Këta njerëz kishin dhënë një shembull të lartë patriotizmi duke zgjedhur të mos largoheshin nga vendi, edhe pse i kishin mundësitë. I tillë është dhe rasti i Ibrahim Luftit, myftiu i Sarajevës, që më vonë u bë prefekt në Kosovë. Ai zgjodhi të vriste veten sesa të binte në dorë të komunistëve jugosllavë. Sulë Hoti gjithashtu do të kujtohet si lider i vullnetarëve shqiptarë që luftuan kundër brigadave partizane në Kamenicë në 1944. Mulla Idrizi nga Gjilani është një tjetër hero që pasi u tradhtua u kap e u torturua për vdekje nga komunistët. Ndue Përlleshi dhe Ndoc Mirakaj gjithashtu gjanë jetën heroikisht në luftë kundër komunistëve nga Shqipëria. Sali Rushiti dhe Sahit Shabani, mësues dhe revolucionarë nacionalistë nga Gjilani, vranë dy oficerë të UDB në korrik 1950 dhe më pas u larguan në mal. Pas një vit aktiviteti gueril, ata u kapën dhe të dy bashkë me disa anëtarë të familjes, u vranë pranë Prizrenit në 25 gusht 1951. Vëllezërit Vucoli nga Vuçiterna janë njohur për aktivitetin nacionalist në vitet e fundit.
Organizata sekrete
Gjatë ndërtimit të rrugës Brcko-Banoviç, u krijua një organizatë sekrete e njohur si “Muslimanët e rinj” me të rinj kryesisht nga Bosnje-Heregovina por dhe shqiptarë. Qëllimi i saj ishte bashkimi i të gjithë myslimanëve jugosllavë në luftën kundër komunizmit dhe titizmit. Pas zbulimit të organizatës nga UDB në Pec, ajo u prezantua nga autoritetet si një organizatë shqiptare. Anëtarëve të kapur boshnjakë iu dhanë dënime të lehta kurse shqiptarëve iu dhanë ose dënim me vdekje ose burgim prej 10 vjet e më shumë. Ka pasur disa raste njerëzish të guximshëm që kanë shkuar në Beograd për të kërkuar njerëz të humbur apo për t’u ankuar ndaj krimeve kundër kosovarëve. Autoritetet thoshin se për këtë kujdeset paneli i qeverisë për Kosovën, i cili përbëhej nga Gjoko Pakoviç, Pvle Joviçeviç, Cedo Topaloviç, Ismet Shaqiri, Kol Shiroka, vëllezërit Nimani dhe Mehmet Hoxha. Por ky bord nuk dëshironte të krijohej shumë zhurmë për pakënaqësitë në Kosovë dhe në përgjigjet e tyre ata lavdëronin “socializmin në Serbi, besnikërinë ndaj Titos dhe situatën e mrekullueshme në Kosovë”. Qëllimi i politikave jugosllave në Kosovë ishte dominimi total i skenës shoqërore e politike. Oficerë të shumtë të sigurisë jugosllave ishin stacionuar në njësitë e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Prishtinës e Ferizajt, të cilët studionin gjuhën shqipe. Ndërsa shqiptarët që aplikonin për shkollat ushtarake apo të policisë, refuzoheshin. Ndërkohë në Kosovë gjendja ekonomike ishte e mjerueshme deh qytetarët asnjëherë nuk ishin të sigurt se do të gjenin ushqime në dyqane. Veshjet dhe këpucët ishin më të vështira për t’u gjetur. Prishtina ishte një qytet e rreth 27.000 banorë dhe kishte vetëm tre dyqane tekstilesh që hapeshin një herë në javë, atëherë kur vinte mall. Por në vitrina dyqanet gjithmonë mbanin mallra të shkëlqyeshme për qëllime propagande. Pas akordimit të ndihmës perëndimore për Jugosllavinë, gjendja u përmirësua dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë. Por gjithsesi gjendja e papunësisë ishte e rëndë. Ata që nuk mund të punonin, si të gjymtuarit në miniera apo të aksidentuar të tjerë, liheshin në harresë të vdisnin.
Besimi fetar
Në fushatën e tyre kundër katolicizmit, komunistët jugosllavë nuk kursyen as numrin e vogël të katolikëve në Kosovë (rreth 25.000) me masa represive dhe dënime arbitrare. Në fushatën e tyre ata u bënë palë me myslimanët shqiptarë si dhe me serbët e malazezët, duke arrestuar dhe vrarë klerikë si At Petar Bernadin Lupi në 1946, çka u ndoq na gjyqet e Don Pjetër Berisha e Don Mark Shiroka. Në vitin 1950, anëtarë të administratës katolike në Gjakovë e Pej u përjashtuan ose u dënuan me dy ose te vjet burgim, me akuza kabotazhi. Persekutimi fetar kurseu kishat ortodokse, por vazhdoi me zyrtarët myslimanë, siç ishte vrasja e Muftiut të Gjakovës, Asim Luzi. Veprimet e qeverisë jugosllave ndaj besimeve në Kosovë kishin si qëllim të zhduknin ndërgjegjen fetare të besimtarëve, edhe pse teorikisht qeveria mbronte lirinë e besimit dhe të mosndërhyrjes në çështjet fetare. Por gjithsesi myslimanët në Kosovë ruajnë një traditë të fortë fetare dhe megjtihse shumë xhami janë mbyllur ata vërshojnë me shumicë në ato që janë ende hapur. Shumë familje shqiptare që jetojnë në Prishtinë, Prizren e Pejë flasin turqisht, dhe kjo po shfrytëzohet nga qeveria për justifikuar se banorët janë me origjinë turke, prandaj duhet të arsimohen në atë gjuhë. Autoritetet përpiqen gjithashtu të mbjellin mosbesimin mes muslimanëve dhe katolikëve duke thënë se miqësia mes të dyve nuk lejohet nga feja. Propaganda fetare jugosllave përdor çdo mundësi për prezantohet për të gjetur pikat e dobëta për të sulmuar, duke u ndihmuar nga njerëz të paskrupuj, anëtarë të komuniteteve vendase, si Hafiz Bajrami nga Gjakova, Ali Shehu nga Przreni, dhe Xhevdet Pallaska, sekretari i Reiz Ulema nga Sarajeva.
Propaganda
Statistikat tregojnë se disa shkolla në gjuhën serbe dhe shqiptare u hapën në Kosovë prej vitit 1951, të cilat kishin si qëllim t’i jepnin goditjen finale nacionalizmit shqiptar. Pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë në këto shkolla ishte e ulët prej gjendjes së varfër ekonomike të popullatës kosovare. Në programet shkollore fëmijët e vegjël mësohet të urrejnë të ashtu-quajturit reaksionarë, në mënyrë që ata të bëhen mbështetës të komunizmit. Propaganda komuniste u intensifikua dhe me anë të shtypit dhe klubeve sociale. Prishja mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u reflektua dhe në librat e shkollave, sidomos në përkthimet në shqip të teksteve serbe, të cilat duhet të prisnin me javë të tëra para se të jepej aprovimi i ministrisë. Qeveria jugosllave ka diskutuar shumë herë në takime sekrete planet e saj për shkombëtarizimin e shqiptarëve të Kosovës, në inspektoratin e arsimit në Prishtinë, në takimet e partisë ose në shtëpitë e Gjoko Pjakoviç, Dushan Mugosës, Petr Stamboliç dhe zyrtarëve të tjerë. Në takimet e partisë komuniste në Prizren myslimanëve shqiptarë iu bëhej presion për t’u konvertuar në fenë ortodokse, me aën të kërcënimeve për arrestim, apo joshjeve materiale. Të tjera politika të përdorura nga Dushan Mugosa në Kosovë ishin ndarja e shqiptarëve myslimanë nga katolikët, ruajtja e një niveli të ulët kulturor të minoritetit shqiptar në përgjithësi, ose ruajtja e armiqësive mes grupeve të popullatës shqiptare për të eliminuar nacionalizimin. Kështu në vitin 1951 u eliminuan thuajse 60 për qind e nxënësve shqiptarë nga kandidimi për studime të larta.
Rezistenca shqiptare
Në kuadër të rezistencës ndaj padrejtësive të qeverisë jugosllave, nacionalistët shqiptarë tentuan të koordinojnë përpjekjet e tyre drejt një qëllimi të përbashkët, duke organizuar takime në shtëpitë e aktivistëve si Mehmet Ali dhe Ymer Doda në Prishtinë prej fillimit të vitit 1951. Qëllimi i lëvizjes ishte bashkim i Kosovës me Shqipërinë, por jo me partinë komuniste. Mes metodave të përdorura nga aktivistët ishin bashkimi i shqiptarëve të pakënaqur me qëllim përgatitjen e një revolte nëse lindnin kushteve e përshtatshme, dhe afrimi me grupe të ngjashme nacionaliste në Shqipëri. Ata kërkuan gjithashtu kontakte me grupet shqiptare të emigracionit, si dhe t’i kundërviheshin propagandës së qeverisë jugosllave për përçarjen e shqiptarëve të Kosovës. Lëvizja nacionaliste punoi për hapjet e degëve në Gjakovë, Prizren, Pejë, Plava, Mitrovica, Vuçiterna, Gjilan Shkup e Tetovë, si dhe në Rahoves, Dragasi e Suharek të Maqedonisë, apo në Kumanovë të Malit të Zi. Mbështetësit rekrutoheshin nga të burgosurit politikë në Prishtinë, apo të internuarit në kampet e punës. Shumica e shqiptarëve në Kosovë besojnë se me humbjen e Kosovës te Jugosllavia, Shqipëria e kishte hubur dinamizmin e saj dhe tashmë kërkonte mbrojtje të huaj në rast të çlirimit nga komunizmi, gjë që do të reduktonte sovranitetin e saj. Rreth 65 për qind e kosovarëve llogaritet se dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë pro në rast të shpërthimit të një lufte dhe nisjes së luftimeve, kjo shifër do të rritej deri në 85 për qind. Një fraksion komunist ose filo-komunist i shqiptarëve të Kosovës dëshiron bashkim me Shqipërinë komuniste të Hoxhës. Kosovarët e njohin terrorin e komunizmit dhe i simpatizojnë grupet nacionaliste të emigracionit, shumica e të cilëve lidhje farefisnie apo miqësie. Ata besojnë gjithashtu se janë të detyruar t’i ndihmojnë refugjatët të cilët në të ardhmen e afërt do të mundin komunizmin.
Lëvizjet e anijeve nga portet shqiptare maj 1953
Mars 1935: Anija rumune Presina arriti në Durrës më 20-23 mars nga porti i Konstanta dhe shkarkoi 2600 ton çimento dhe 29 ton karbide, qymyr, motorë kamionësh dhe pjesë të tjera këmbimi. Më 11 mars anija bullgare Bulgarija erdhi në Durrës nga Odesa e Varna për të shkarkuar rreth 5000 ton grurë e drithëra të tjera, 80 ton pompa (18 ton secila) dhe pjesë këmbimi për to, si dhe pjesë makinerish tekstile. Ajo shkarkoi gjithashtu tre traktorë rusë, pjesë të rënda ndërtimi të çelikta dhe transformatorë hidrocentralesh. Më 5 mars, anija sovjetike Chiaturi erdhi në Durrës nga Odesa dhe Konstanta me 6 ton fara kallam sheqeri dhe do të ngarkohet me 1500 ton asfalt shqiptar. Më 9 mars ajo përfundoi shkarkimin dhe nisi të merrte ngarkesën por u informua se vetëm 1100 ton asfalt dhe 20 ton ngarkesë e përzier ishin të gatshme, prandaj më 14 mars ajo u largua nga Durrësi me ngarkesën e pjesshme. Më 28 mars Chiaturi u nis nga Odesa për në Varna dhe më tej për në Durrës me një ngarkesë prej 5 ton fara misri. Ajo pritet të mbërrijë më 3-4 prill. Më 27 mars 1953 anija rumune Fredrich Engels arriti në portin e Durrësit nga Deti i Zi dhe do të shkarkojë 3000 ton drithëra, 10 kamionë dhe një numër vinçash. Në fillim të prillit pritej në Durrës anija sovjetike Imandra nga Odesa me 2500 ton drithëra dhe një ngarkesë në kuvertë. Më 20 mars 1953 anija sovjetike Karaganda arriti në Durrës nga Konstanta me 3200 ton çimento dhe rreth 1000 ton makineri të paspecifikuara. Ajo shkarkoi gjithashtu një numër makinerish të mëdha 13 tonëshe për prodhimin e çimentos. Më 21 mars 1953 anija bullgare Kolobrzeg arriti në Durrës nga Gdynia për t’u ngarkuar me 2800 ton mineral kromi, ndërsa pas pesë ditësh do të ngarkohet edhe me 1000 ton zift-asfalt nafte në portin e Vlorës. Më 11 mars anija sovjetike Kotovski arriti në Durrës nga Konstanta me 12 arka me guzhinieta, materiale të tjera dhe disa pasagjerë. Aj pritet të ngarkohet me një mallra të paspecifikuara dhe disa pasagjerë. Më 14 mars ajo u largua nga Durrësi me 200 ton zift dhe disa pasagjerë. Më 15 mars 1953 anija shqiptare Kurveleshi arriti në portin e Durrësit me një ngarkesë 250 tonëshe prej kafeje, sheqeri, drithëra, likeresh, verëra dhe sende të tjera ushqimore. Më 9 mars 1953 anija polake Leëant arriti në portin e Durrësit nga Gdynia dhe Malta me 1000 ton qymyr dhe një ngarkesë të paspecifikuar prej 430 ton. Më 18 mars ajo u largua nga Durrësi për në Bourgas. Më 27 mars anija polake Marshelevski pritej në Durrës me 1030 ton ngarkesë të përzier dhe në portin e Vlorës ku do të shkarkojë 580 ton ngarkesë të paspecifikuar. Ndërsa rreth datës 20 prill ajo pritej përsëri në Durrës për të shkarkuar një ngarkesë të paspecifikuar pambuku. Transportuesja sovjetike Ocean pritet në Durrës në fund të marsit 1953 për të shkarkuar një ngarkesë me vajgur për traktorë. Më 25 mars 1953 anija polake Stalova Vola u nis nga Danzig për në Durrës me 75 ton karbide kalciumi. Më 3 mars 1953 anija rumune Stefan Kalturni u ngarkua në portin e Durrësit me 2000 ton nga një ngarkesë totale prej 3000 ton. Më 5 mars Kalturni u nis nga Durrësi për në Odesa me 3000 ton asfalt, zift dhe 84 ton vaj ulliri. Anija rumune Transilvania arriti në Durrës nga Konstanta me 41 ton tulla, 46 ton batanije, 2 ton copa, dhe 3 ton pjesë makinerie. Një ditë më vonë ajo u largua nga Durrësi me një ngarkesë të paspecifikuar. Rreth datës 20 mars Transilvania pritej në portin e Durrësit për të sjellë 9 pako lesh me peshë 2 ton, 33 pak shkrepse dhe 430 ton makineri, pjesa më e madhe e së cilës ishte për prodhimin e çimentos.
Ajo u kthye në portin e Durrësit më 22 mars nga Konstanta e Odesa me një ngarkesë prej 340 kuti shkrepse, 430 ton makineri dhe 9 arka (360 kg) mallra të ndryshme. Ajo do të ngarkohet me 12 ton barëra medicinale dhe 9 arka me ngarkesë të përgjithshme.
Anija sovjetike Voroshilov arriti në Durrës nga Deti i Zi më 7 mars 1953 me një ngarkesë të paspecifikuar prej 4400 ton. Ajo me shumë gjasa do të ngarkohet me 2000 ton asfalt në Durrës dhe 25 ton në Vlorë. Pasi u ngarkua në Vlorë, deri më datën 22 mars me një ngarkesë rreth 2600 ton, ajo u largua më 25 mars drejt Konstantës me 300 ton pambuk, 1000 ton zift, 600 ton asfalt, 2200 ton mineral kromi dhe 365 makineri tekstile.

Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Leave a Reply