Kryefaqja / PERSONALITETE / Dr. Gjon Buçaj: Albanian Excellence, pasqyrimi i suksesit shqiptar ne botë

Dr. Gjon Buçaj: Albanian Excellence, pasqyrimi i suksesit shqiptar ne botë

Është një kënaqësi dhe nder per Albanian Excellence, letra që ka dërguar Dr.Gjon Buçaj, me rastin e marrjes së titullit “Anëtar nderi “ i Albanian Excellence.
Ka qënë një natë shumë e bukur, organizur në Washington DC, me 20 tetor me pjesmarrës të nderuar të komunitetit shqiptar atje , kur dr. Gjon Buçaj, është nderuar më këtë titull, të cilin e mban Preseidenti Bujar Nishani dhe fitues i cmimit Nobel, Muhammad Yunus.
Titullin e dhënë nga Albanian Excellence i është të dorëzuar djalit të tij , Leka Buçaj, nga Drejtori i bordit të Albanian Excellence, artisti Andis Gjoni .
 Më poshtë po botojmë letrën e Dr.Gjon Buçaj 
Washington, 20 tetor 2017
E nderueme zonja Nikolla,
Ju falënderoj shumë për këtë nderim, të cilin po e marr ma tepër si vleresim për Vatrën se sa për mue përsonalisht, dhe me vetëdije për vëlerën e “Albanian Excellence”, si projekt për pasqyrimin e suksesit shqiptar.


Libri i juej “100 histori suksesi në 100 vjetorin e pavarësisë” dhe aktiviteti i “Albanian Excellence”, përveç pasqyrimit, kanë edhe synimin me inkurajue dhe me ngritë suksesin drejt shkëlqimit në profesione të ndryshëme dhe tek talenti individual. Nji aktivitet si ky mund t’a ketë vështirë me i shpëtue kritikës për subjektivizëm, por asht nismë kulturore e qëllueme dhe Vatra e ka vëlersue si proces që ndjek dinamikën e vetë suksesit.
Diaspora ka nevojë për nji ndërlidhje të gjithanëshme e të shëndoshë me vendlindjen, mbas nji shkëputjeje të dhimëshme afër 50 vjeçare. Në përgjithësi shoqnia shqiptare atje, qoftë ajo politike, kulturore apo artistike, asht ende e pashërueme nga sëmundja e ideologjisë së huej, megjithate asht përshtypja se kultura, me nisma individuale, ka ba disa hapa konkretë ma të dobishëm se politika, në drejtim të kësaj lidhjeje të shëndoshë, e dëshmi e kësaj asht edhe kjo puna e juej, e lirë nga ideologjia.
Çka nuk ka nevojë diaspora dhe nuk duhet t’i vijë nga vendlindja, asht polarizimi politik, pse na e shohim atdheun si nji tanësi dhe jo të ndamë në segmente politike përherë në konflikt. Diaspora asht nga të gjitha trojet shqiptare dhe politika duhet t’a trajtojë si të tillë. Lajmet nga vendlindja për korrupsion e për krim galopant na lodhin shpirtnisht, kurse aktivitete kulturore si kjo e jueja e ushqejnë sadopak optimizmin tonë për të ardhmen, prandej janë të mirëseardhuna.
Ju uroj shëndet e suksese të vazhdueshme!
Gjon Buçaj

Check Also

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 – 18.10.1998)

Menjëherë pas krismave të para të lirisë në Prekaz e Gllogjan në mars të vitit …

Leave a Reply